Politike

S’ia kurseu për “Bangladeshin”! Rama bullizon Ditmir Bushatin: Po ku merr vesh ai? S’kupton nga struktura e ekonomisë

1 Prill 2021, 20:18 Nga DOSJA
S’ia kurseu për “Bangladeshin”! Rama bullizon Ditmir

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk e ka kursyer sulmin ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Ditmir Bushati. I ftuar në emisionin “Open”, Rama u përball me reagimin e gjatë të ish-ministrit të tij, për të cilin u shpreh se nuk kuptonte nga ekonomia. 

PJESË NGA BISEDA:

Edi Rama: Turqia e ka 400$ pagën për punëtorë, është norma. Punëtorët turq kanë një pagë më të lartë se janë jashtë shtetit. Po ata punëtorë në Turqi, e kanë 400$ pagën. Nuk u ngre unë pagat në sektor privat, por në publik.

Eni Vasili: Bushati ka bërë një status të gjatë për këtë…

Edi Rama: Ku kupton Bushati nga struktura e ekonomisë shqiptare? Ai është brenda nesh, por nuk do të thotë që kupton nga ekonomia. Ja ku i ke këta. E dinë më mirë se Bushati.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ditmir bushati edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 ditmir bushati edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll