Politike

PLAS KEQ në studio/ ‘Kam paguar ryshfet në spitale’, Rama përplaset me analistin: Turp të kesh! Ti duhesh arrestuar, mos

1 Prill 2021, 20:40 Nga DOSJA
PLAS KEQ në studio/ ‘Kam paguar ryshfet në spitale’, Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një debat të ashpër me analistin Arjon Sulo, i cili i ka pohuar se kishtë dhënë ryshfet në spitale për shkak se mjekët nuk ishin ofruar për ndihmë. I ftuar në emisionin “Open”, Rama ka reaguar me tonë të ashpra, duke u shprehur se meriton që të arrestohet pasi ka dhënë ryshfet.

DEBATI NË STUDIO: 

Arjon Sulo: Unë kam paguar ryshfet në spitale.

Edi Rama: Ti duhesh arrestuar. Është turp që e thua.

Arjon Sulo: Të vdisnin njerëzit?

Edi Rama: Nuk ka shans të kesh paguar. Nuk ka shans të kesh paguar ryshfet.

Arjon Sulo: Po ti nuk ke si ta dish?

Edi Rama: Jam i bindur 100%. 1000%. Nuk je i bindur në rrugë, se do kishte vënë kujën.

Arjon Sulo: Do rrezikoja jetën e personit…

Edi Rama: Të kesh turp. Ti iu thua shqiptarëve që kjo është rruga për të zgjedhur hallin. Pse unë do i kontrolloj gjithë mjekët dhe infermierët për korrupsion. Ti mbase ta zgjidhje problemin, ta denoncoje atë. Nuk i marr lekët unë, mos më bërtit mua. Ai që merr lekë në spital është kriminel. Ti je bashkëpunëtor.

Arjon Sulo: Hera e parë që po e dëgjoni ju këtë?

Edi Rama: Unë? Jo, po nuk kam lënë herë pa iu thënë atyre që paguajnë, po pse nuk i denoncove? Vjen për propagandë këtu.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike arjon sulo edi rama arjon sulo edi rama

Sondazh

Poll