Politike

‘Jam gomari tjetër që nuk duhet parë nga veshët’, Ahmetaj: Lista e PS në Tiranë është dinjitoze

1 Prill 2021, 20:38 Nga DOSJA
‘Jam gomari tjetër që nuk duhet parë nga

TIRANË– Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për listën e PS-së në Tiranë, deklaroi se Partia Socialiste ka ministre, që janë me rekorde suksesi.

Ahmetaj deklaroi se është “gomari tjetër që nuk duhet parë nga veshët”, duke shtuar se ai dhe miqtë e tij në PS luftojnë që kjo forcë politike të fitojë një mandat të tretë.

“ Zgjedhjet janë pëlqyeshmëria ose jo me vullnetin e qytetarëve. Tirana është një sfidë. Erjoni po bën punë të shkëlqyer si drejtues politik dhe motivuese. Lista e PS në Tiranë është dinjitoze. Kemi ministre me rekorde suksesi të prekshme dhe qytetarët do vlerësojnë punën. Kemi Belinda Ballukun, Ogerta Manastirliun dhe zonja e zotërinj dinjitoz.

Qytetarët shohin punën. Ne të gjithë luftojmë për PS-në. E meritojmë mandatin e tretë. Jam gomari tjetër që s’duhet parë nga veshët.  PS duhet që të votohet për reformën në drejtësi, rindërtimin, infrastrukturën, pandeminë, punën e pakursyer. Ne bëjmë edhe gabime, por kush punon, edhe gabon. Por ne punojmë për qytetarët dhe do vazhdojmë ta bëjmë ”– u shpreh Ahmetaj.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike arben ahmetaj zgjedhjet 25 prill 2021 arben ahmetaj zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll