Politike

Deklarata e Ramës për fushatën e PD, Basha: E kam të pamundur të kufizoj entuziazmin e qytetarëve, unë mbaj maskë, i pë

1 Prill 2021, 20:31 Nga DOSJA
Deklarata e Ramës për fushatën e PD, Basha: E kam të

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj publikisht deklaratave të kryeministrit Edi Rama për fushatën e PD-së.

Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’, Basha tha se ai i merr të gjitha masat ndaj virusit, duke vendosur maskën dhe duke mbajtur distancë, edhe pse u shpreh se nuk e ndalon dot entuziazmin e qytetarëve.

DEKLARATA:

Unë marr të gjitha masat, mbaj distancë, e kam të pamundur të kufizoj entuziasmin e qytetarëve që vijnë. Nuk duroj dot më më thonë, unë i bëj thirrje të mbajnë maskat, i përshëndes sa më shkurt dhe vazhdoj. Ka pirë njeri kafe te Blloku, shkoni shikoni se janë plot me njerëz, shikoni këtë foto të ketij urbani. Ky është një shqetesim i drejtë, e kemi të pamundur që të kontrollojmë mbledhje të tilla po nuk ka hipokrizi të madhe. I ka lënë njerëzit në kohë pandemie pa shpërblim. Shqetesimi i tij real nuk është covid, por që nuk ka asgjë për ti oftuar shqiptarëve.

Rama ka komentuar çdo fushatë elektorale që PD ka zhvilluar ditët e fundit në qytetet e Shqipërisë. Madje në daljet e tij është shprehur se shpreson mos të ketë persona që do të infektohen nga Covid.

(A.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll