Politike

“Do t’i çlirojmë nga Rilindja”/ Meta: Institucionet do të zgjidhen me parlamentin e ri 

1 Prill 2021, 20:27 Nga DOSJA
“Do t’i çlirojmë nga Rilindja”/ Meta:

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta tha se në 25 prill të gjitha institucionet do të çlirohen nga Rilindja dhe se të gjitha problemet do të zgjidhen nga parlamenti i ri. I ftuar në emisionin “Log” në Abc News, Meta tha se të gjithë personat që kanë shkelur Reformën në Drejtësi do të dënohen dhe se në 24 prill do të ketë një përmbysje demokratike.

“Ligje me porosi. Presidenti i ka kthyer të gjitha dhe i ka paditur dhe të tjera në të ardhmen. Në Kushtetuese janë shumë cështje nga teatri….Kjo është një cështje shumë e lehtë që do të zgjidhet me parlamentin e ri, pasi kanë mundësi t’u japin një frymë tjetër të gjitha institucioneve të pavarura që do ta çlirojnë nga Rilindja,”tha Meta.

“Në demokraci duhet të luftosh në mënyrë demokratike deri në fund. Reforma në Drejtësi është vetëm ajo që është votuar me 140 vota. Ata që e kanë shkelur do dënohen. Republika është tronditur në themelet e saj, te zgjedhjet. Zgjedhjet janë në agresion nga të gjithë ata, që duan të përzënë shqiptarët nga Shqipëria, për të sjellë njerëz nga Bangladeshi. Ne nuk do e lëmë vendin tonë në dorë të mafies ndërkombëtare. Në 25 prill, do ketë përmbysje demokratike, sepse kanë rënë të gjithë sistemit në vend. Unë nuk jam thjesht për rotacion, por për përmbysje demokratike”, tha Meta.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll