‘Është kthyer në satelitin tim’/ Basha: Rama merret me veshjen time, flokët, më monitoron orarin e gjumit
1 Prill 2021, 20:23Nga DOSJA
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion”, nuk ka lënë pa përmendur komentet e kryeministrit Rama lidhur me çështjet personale të tij.
Gjatë fjalës së tij, Basha është shprehur se Rama merret me veshjen e tij, flokët, madje edhe me orarin e gjumit. Sipas tij, kjo tregon se fushata e Bashës ia ka arritur qëllimit.
Fjala e Bashës:
Nga njëra anë kam një fushatë timen, të Partisë Demokratike, të kandidatëve tanë dhe nga ana tjetër po ndodh diçka, kemi një kryeministër që është kthyer në satelit të kandidatit për kryeministër të opozitës. Nga mëngjesi deri në darkë merret me fushatën time, me fjalimet e mia, i inspekton rresht për rresht, me veshjen time, me flokët, madje më monitoron dhe orët e gjumit. Kjo ndodh sepse nuk ka asgjë për të treguar, prandaj nga mëngjesi deri në darkë merret me mua. Fushata ime dhe e PD-së ia ka arritur qëllimit. Është hera e parë në 30 vite që kryeministri është satelit i kryetarit të opozitës, kandidatit të opozitës për kryeministër.
(a.b:kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion”, është shprehur se besimi i shqiptarëve te politika ka rënë në nivele r...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha u pyet mbrëmjen e sotme nga gazetari Blendi Fevziu për atë që do të ndryshojë nëse vjen në pushtet. Në debat e sip...
TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se të gjithë njerëzit dhe subjektet politike që manipulojnë votat do të dënohen rëndë. I ftuar në e...
TIRANË– Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, i autorizuar për negociata për sigurimin e vaksinave anti COVID tregoi se çfarë po bëhet për marrjen...
TIRANË– Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme përballë gazetarëve në “Opinion” se do të ulë sigurimet shoqërore dhe çmimin e karb...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta këtë të martë ktheu për shqyrtim ligjin për rivlerësimin e punonjësve të policisë së shtetit, Gardë dhe SHÇBA. Meta the...
TIRANË- Presidenti i Shquipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se do të denoncojë të gjitha krimet zgjedhore. I ftuar në emisionin ‘Log’ të Abc News, Meta tha se...
ELBASAN-Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën, Partia Socialiste do të rezultonte forcë e parë në qarkun e Elbasanit duke marrë shumicën e manda...