Politike

Premtimi për 300 mijë vende punë? Rama: S’janë aq fiks, por 278.000, shikoni letrat e shtetit! Ndërhyn Sejamini, “shoko

1 Prill 2021, 20:10 Nga DOSJA
Premtimi për 300 mijë vende punë? Rama: S’janë aq

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka pranuar se nuk e ka përmbushur premtimin e tij për 300 mijë vende punë. Në fjalën e tij në emisionin “Open”, Rama tha se kishin arritur tek shifra e 278 mijë, të cilat mund të verifikoheshin në letrat e shtetit. Ndërsa është përfshirë në një debat me Neritan Sejamin lidhur me ekonominë, dhe i “shokuar” ka nisur që të flasë anglisht.

PJESË NGA BISEDA: 

Edi Rama: Premtimi për 300 mijë vende punë? Nuk janë aq fiks por 278 mijë. Merrni shikoni letrat e shtetit, aty janë. Banka Botërore thotë që jemi të parët në rajon për punësimin. Nuk e them unë. Sot sfida nuk është tek vendet e punës. Sot nuk e gjeni dot një kompani të madhe që nuk po kërkon punëtor, por problemi është rritja e pagës për punën. Duhet të kalojmë në disa hapa të reja për të rritur pagat. Kjo është sfida. Për ne vende pune janë që ato që personi është në të bardhë.

Neritan Sejamini: Nuk dua të hyj në ekonomi por ka një parim; por u rritën punësimet, rritet çmimi dhe konsumi

Edi Rama: What? Në Shqipëri nuk është rritur konsumi? Nuk janë rritur çmimet? E ke të shkruar e zeza më të bardhë.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama neritan sejamini zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama neritan sejamini zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 1 Prill 2021, 19:47

TIRANË– Dashamir Shehi ka përzgjedhur Syri Tv, për t’ju përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, i cili nga Kavaja u shpreh se Dash Shehi është ta puthësh në buz...