Politike

Manipulimi i votave, Meta: Ekipi i Presidentit do të jetë në terren, ndëshkimi do të jetë spektakolar  

1 Prill 2021, 20:09 Nga DOSJA
Manipulimi i votave, Meta: Ekipi i Presidentit do të jetë në

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se të gjithë njerëzit dhe subjektet politike që manipulojnë votat do të dënohen rëndë. I ftuar në emisionin “Log” në Abc Neës, Meta tha se do e ketë telefonin hapur për këdo që do të denoncojë prekje të votave dhe kërcënime. Ai gjithashtu tha se do të ketë një ekip nga presidenca në  çdo qendër votimi.

“Po i paralajmeroj nëse prekin apo dhunojnë votat, se mbi 2 milionë shqiptarë do jenë para qendrave të votimit për të mbrojtur votën. Telefoni i Presidentit do të jetë i hapur për të gjithë shqiptarët. Në 25 prill, ekipi i Presidentit do jetë në terren, në çdo qendër votimi. Askush të mos guxojë të prekë dhe të cënojë një votë se ndëshkimi do jetë shembullor dhe spektakolar”, tha Meta.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 1 Prill 2021, 19:47

TIRANË– Dashamir Shehi ka përzgjedhur Syri Tv, për t’ju përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, i cili nga Kavaja u shpreh se Dash Shehi është ta puthësh në buz...