Politike

‘Shpresoj mos t’ju nxjerrin të njëjtin sinkron si Rama”, Kikia mosbesues ndaj deklaratës së Bashës/ Kryedemokrati pre

1 Prill 2021, 20:04 Nga DOSJA
‘Shpresoj mos t’ju nxjerrin të njëjtin sinkron si

TIRANË– Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme përballë gazetarëve në “Opinion” se do të ulë sigurimet shoqërore dhe çmimin e karburantit. Kjo deklaratë, bëri që gazetari Mentor Kikia ti drejtohej duke i thënë se shpreson që Bashës mos ti dalë ndonjë sinkron si ai i kryeministrit Edi Rama.

Lulzim Basha:Vetëm taksa e sheshtë 9% dhe ulja e sigurimeve shoqërore në 18% do të çlirojë një energji ekonomike që është ndrydhur sot. Ulja e çmimit me 24 lekë të reja do të jetë vetëm një aspekt.

Mentor Kikia: Shpresoj të mos u nxjerrim dhe juve të njëjtin sinkron që thatë për zotin Rama…

Lulzim Basha: Për këtë të jeni të sigurt se nuk kam unë asnjë sinkron të tillë. Se edhe njëherë po ju them kur thoja unë që do të heqim vizat keni ulur kokat, por sot i kemi kokat lart se vizat i kemi hequr dhe çmimi i naftës do të ulet me 24 lekë. Ky do të jetë vetëm një nga masat që do të sjelli një efekt çlirues, pozitiv për ekonominë shqiptare.

Po ashtu, kreu demokrat ka prezantuar edhe një aplikacion për taksën e sheshtë, ku qytetarët do të kenë mundësi të llogarisin automatikisht përfitimet e kësaj takse.

Ata që ju i quani oligarkë që gjoja paguajnë 15% ata sot në fakt marrin 2.2 miliardë euro të shqiptarëve. Ata janë një grusht njerëzish të cilët nuk i gjen pothuajse kurrë. Kjo është shumë e rëndësishme se ata rrallë herë i gjen më larg se 10 minuta larg kryeministrit, të këtij kryeministri. Ata janë ortakët e kryeministrit, ata kanë marrë  vetëm kontrata publike 2.2 miliardë euro. Pra një grusht njerëzish të cilëve ti i jep koncesione, PPP-ra, ti ju jep tendera me çmimin pesë fish të punës që duhet ë kryej mos ja qaj hallin e tij që ky po ju merrka taksa, sepse ai 15% që pretendon që i merr, ja jep 50 herë, 100 herë më shumë përmes aferave, e para. E dyta, po j’ua them dhe një herë, taksa e sheshtë funksionon për shoqërinë, funksionon për shtresën e mesme, funksionon për pagat mesatare, funksionon për njerëzit me të ardhura më të ulëta, lufton evazionin. Rritja e taksave, po ta përsëris dhe një herë, qoftë kjo taksa e naftës apo tatim fitimi, çdo biznes dhe në veçanti bizneset e mëdha ja kalojnë dretpërdrejtë konsumatorit, pra qytetarit të thjesht, pra bukës së gojës, pra çmimit të qumështit. Hyjmë më në fund një debati thelbësor, të cilin kundërshtari do ta shmang këto 3 javë që ka mbetur nga fushata, është fare e thjesht. Taksa e sheshtë, forcon ekonominë, lufton evazionin dhe ndihmon njerëzit”.

(A.b:kle.mu)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha mentor kika zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha mentor kika zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 1 Prill 2021, 19:47

TIRANË– Dashamir Shehi ka përzgjedhur Syri Tv, për t’ju përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, i cili nga Kavaja u shpreh se Dash Shehi është ta puthësh në buz...

Politike 1 Prill 2021, 19:37

TIRANË–  Arben Ahmetaj foli rreth menaxhimit dhe mënyrës së sigurimit të vaksinave.‘Ne përdorim rrugën më të shpejtë dhe efektive, është ajo direkt m...