“Ti ke të drejtë por…”! Meta zbulon bisedat me të huajt dhe kërcënon: Një thirrje nga Facebook
1 Prill 2021, 19:59Nga DOSJA
TIRANË- Presidenti Ilir Meta këtë të martë ktheu për shqyrtim ligjin për rivlerësimin e punonjësve të policisë së shtetit, Gardë dhe SHÇBA. Meta theksoi se kjo është ndërhyrja e 3 (tretë) që i bëhet ligjit brenda një kohë kaq të shkurtër (5 mars 2018 – 8 mars 2021), ndaj dhe kreu i shtetit kërkoi që Kuvendi dhe Qeveria, ose të pranojnë dështimin e vetting-ut në Polici dhe të nxjerrin përgjegjësit e kësaj nisme të dështuar ose që bëhet për qëllime politike.
Mbrëmjen e sotme, ai tha shtoi se “Sa herë e kanë ndryshuar ata ligjin? Herën e parë edhe një pjesë e opozitës e votoi dhe mirë bënë, por sa herë u kthyen dhe e ndryshuan. Po përdoret. Ka të bëjë me shkeljen të gjitha parimeve si mund të funksionojë procesi, aty i keni të gjitha të shteruara, është një kthim për qëllime politike elektorale” tha Meta.
Presidenti komentoi edhe incidentin në Elbasan pak ditë më parë, ndërsa kishte një thirrje për votuesit. Kreu i shtetit zbuloi edhe një bisedë me ndërkombëtarët. “Policia të bëjë detyrën e vet dhe unë e mbështes, si është sjellë policia apo drejtuesit ne këtë gjë e dimë. Unë paralajmërimin jua kam bërë. Unë shpresoj që policia dhe cdo institucion të bëjë detyrën e vet të mos përfshihet në zgjedhje, të jetë e paanshme, unë e monitoroj situatën cdo ditë.
Por mos guxojë njeri që jo me polici dhe të fortë do të manipulojë shqiptarët, 2 mln shqiptarë do i çoj te kutitë e votimit. Jua kam thënë ndërkombëtarëve kur më kanë thënë “ti ke të drejtë por kujdes”. Mjaft me kujdes u kam thënë se po të ishit ju të qartë nuk do të ishte prekur marrëveshja e 5 qershorit. Ju bëj thirrje shqiptarëve të ruajnë qetësinë. Pashë një meme sot që më pëlqeu “Kush shet voton shet dhe motrën” tha ai.
Ilir Meta iu përgjigj edhe deklaratave të Edi Ramës dje nga Shkodra për punëtorë nga Bangladeshi. “Tani na thonë të vijnë nga Bangladeshi, duhet ta dini që burimi i cdo prapësie, e këtij polarizimi dhe poshtërimi dhe këtij standardi është degradimi votës. Dhe cdo njeri që është i detyruar të shesë votën për 100 mijë lekë apo një dele, duhet të dijë që mënyra më e mirë është që ta ndëshkojë me votë. Kjo është drejtësi dhe jo pabesi. Unë strukturën një thirrje në Facebook e kam. Kjo është një betejë për jetë a vdekje për 100 vitet që vijnë” ,tha Meta.
MARRË NGA ABC NEWS
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË- Presidenti i Shquipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se do të denoncojë të gjitha krimet zgjedhore. I ftuar në emisionin ‘Log’ të Abc News, Meta tha se...
ELBASAN-Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën, Partia Socialiste do të rezultonte forcë e parë në qarkun e Elbasanit duke marrë shumicën e manda...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar largimet nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe kalimin e figurave të njohura tek Partia Socialiste. Në f...
TIRANË- Në platformën “Denonco Krimin Zgjedhor” deri më tani kanë ardhur diku tek 30 deri në 40 denoncime. Lajmin e bëri të ditur Presidenti i Republikës I...
Politike 1 Prill 2021, 19:47
TIRANË– Dashamir Shehi ka përzgjedhur Syri Tv, për t’ju përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, i cili nga Kavaja u shpreh se Dash Shehi është ta puthësh në buz...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama sërish këmbëngul se nuk ka qenë ai personi që e ka vendosur Ilir Metën në postin e kreut të shtetit. Gjatë një debati n...
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në studion e “Opinion” mbrëmjen e sotme ka folur në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në NAT...
Politike 1 Prill 2021, 19:37
TIRANË– Arben Ahmetaj foli rreth menaxhimit dhe mënyrës së sigurimit të vaksinave.‘Ne përdorim rrugën më të shpejtë dhe efektive, është ajo direkt m...