Politike

1 Prill 2021, 19:47 Nga DOSJA

TIRANË– Dashamir Shehi ka përzgjedhur Syri Tv, për t’ju përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, i cili nga Kavaja u shpreh se Dash Shehi është ta puthësh në buzë para Petrit Vasilit.

Shehi u shpreh se Rama është bërë për doktor, ndaj ka frikë nga mjekët. Sipas Shehit,  Ramës duhet ti kërkohet llogari për mashtrimet publike në 8 vite dhe jo të merremi me batutat e tij.

“Nëse do të më puthë le të më puthë. Ky është bërë për doktor dhe doktoret i duken të frikshëm, por unë i bëj analizë situatës, në 8 vite c’ bëri ky. Qytetarët ti kërkojnë të përgjgjet për gjëra publike. A i ka bërë rrugët? Tunele? Uje e drita?

Dashamir Shehi solli shembullin konkret të abuzimit me investimet në ujësjellësa dhe përdorimin e administratës për vota.

Ore tani po i premton ujë ky qytetarëve? Po c’bëri për ujin këto 8 vite? Në 8 vite janë shtuar shpenzimet për ujësjellsat në Shqipëri. Vetëm në Tiranë këto shpenzime janë shtuar minimalisht me 40% dhe prandaj dua t’i pyes qytetarët e Tiranës nëse kanë 40% më shumë ujë? Cmimi i ujit njëkohësisht është rreth 34% më i lartë në krahasim me 8 vite më parë. Derisa nuk kemi më shumë ujë nëpër shtëpi, kjo është thjesht një vjedhje e hapur. Ujësjellat nëpër Shqipëri janë shndërruar në vatra shtetërore, ku punësohen tifozët e partisë. Të gjitha këto veprime që bën kjo qeveri jane vjedhje haptazi fare. Korrupsion biles nuk do të ishte fjala e duhur për ta përshkuar këtë punë. Kjo është grabitje!

Dashamir Shehi pohoi se nëse Rama do kishte sukseset e qeverisë Berisha sa i përket ndërtimit të rrugëve dhe tuneleve, nuk do mbahej më, pasi ai bën propogandë edhe me investimet në 3D.

“Po të kishte bërë gjë ky do mbahej ky thoni ju? Po kishtë zotiI mbante llafet e këtii të kishte bërë rrugët e tunelet që bëri qeveria tjetër e mirë e keqe, Rama rrugët dhe arritjet i ka vetem 3D dhe hajde duroje”.

Marrë nga Syri.tv

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike dashamir shehi edi rama dashamir shehi edi rama

Sondazh

Poll

Politike 1 Prill 2021, 19:37

TIRANË–  Arben Ahmetaj foli rreth menaxhimit dhe mënyrës së sigurimit të vaksinave.‘Ne përdorim rrugën më të shpejtë dhe efektive, është ajo direkt m...