Politike

Unë nuk dal nga zyra pa marrë një ‘PO’, Ahmetaj tregon debatin që pati kryeministri Rama me drejtuesin e Pfizer

1 Prill 2021, 19:27 Nga DOSJA
Unë nuk dal nga zyra pa marrë një ‘PO’, Ahmetaj

TIRANË– Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin Real Story të gazetarin Sokol Balla, ka folur rreth vaksinimit në vendin tonë.

‘Mendoj që Covaxi është një instrument i domosdoshëm dhe i rëndësishëm, ku shumë prodhues dhe vende kanë marrë pjesë për të ndihmuar vendet si Shqipëria’- tha Ahmetaj.

Ai tregoi një debat që ka ndodhur midis kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesit të Pfizer, Albert Bourla, ku ky i fundit thoshte se situata është e vështirë dhe se ata kanë përparësi të caktuara.

”Unë nuk dal nga zyra pa marrë një ‘PO’ nga ju, dhe do ta filloj nga bluzat e bardha, mësuesit dhe të moshuarit, pas një debati 45 minuta ai u detyrua të thoshte zyrtarish PO”– u shpreh Ahmetaj.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike arben ahmetaj edi rama arben ahmetaj edi rama

Sondazh

Poll