Politike

Premtimi i Bashës: Do bëj konferencën e parë ndërqeveritare! Me mua Shqipëria e ka të sigurtë rrugën drejt BE

1 Prill 2021, 19:33 Nga DOSJA
Premtimi i Bashës: Do bëj konferencën e parë

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se kur të vijë në pushtet do të nisë negociatat për tu anëtarësuar në BE.

DEKLARATA:

Unë kam thënë që Partia Demokratike ka misioni kryesor futjen në Bashkimin Europian. Ai është identifikuar sot si përgjegjësi që vendi ka mbërritur aty ku ishte vjet më para me Bashkimin Europian. Unë ju garantoj që brenda vitit tonë të parë të qeverisjes do të kemi nisur negociatat me kapitujt kryesorë të Bashkimit Europian. Unë ju garantoj që shpejtësia e negociatave për shkak të ekipit që do t’i udhëheqë ato ku që sot në këto momente që ndodhem këtu jo si kryeministër, por akoma si kandidat për kryeministër ne po mbledhim ekipin më të mirë të ekspertëve të huaj nga Berlini në Paris për të asistuar ekipin shqiptar duke përfshirë edhe përvojën e vendeve që janë futur së fundmi siç është Kroacia për të cilën mora ka drejtpërdrejt se janë gjëra që humbin këto, angazhimin e kryeministrit kroat që e takova para disa javësh. Më priti në Zagreb dhe është një nga vendet ka ndërtuar përvojën më të mirë të negociatave. Unë ju garantoj që do të ecim me shpejtësinë që ka ecur të paktën Kroacia, apo Sllovenia apo vendet e tjera

(A.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll