Politike

“Jam dishepull, adhuroj Nolin e Faik beun’/ Ironia e satira ndaj kundërshtarëve, Rama shpjegohet: Aaaaa, Leskua doli e bë

1 Prill 2021, 19:26 Nga DOSJA
“Jam dishepull, adhuroj Nolin e Faik beun’/ Ironia e satira ndaj

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish retorikën e tij të përdorur gjatë fushatës elektorale. I ftuar në emisionin “Open”, kreu i qeverisë tha se gjithçka ishte satirë, duke shtuar se ishte adhurues i Fan Nolit dhe Faik Konicës, ndërsa përmendi se disa herë e kishte shkelur disa herë etikën.

PJESË NGA BISEDA: 

Edi Rama: Unë kështu kam qenë edhe në të shkuarën. Unë jam nxënës i Nolit dhe Faik Beut. Jam dishepull dhe i adhuroj. Këtë mënyrë komunikimi kam. Tek satira dhe ironia shikoj mjete legjitime të përballjes politike. Nëse të them Gjino të karakterizoj me rolin që të është dhënë në skenën politike. Nëse më thua se ke akuzuar gruan tënde që djalin e ka me babain tënd. Jemi në një fushë tjetër. Nëse më thua kriminel, hajdut, 1001 të zeza që nuk janë më karakterizime që lidhen me sulmin etik, atëherë jemi në fushën e barbarisë.

Nëse i thua një fëmijë që babai është pijanec….

Edi Rama: Si kam thënë asnjë fëmijë unë…Ma nxirrni! Aaaaaa! Nuk është…Atë duhet ta mendojnë ata. Leskua duhet ta mendojë si figurë publike që të mos dalë me kanatiere, i dehur tapë duke bërë mundje në lokal. Shqipja është një gjuhë shumë e bukur dhe unë e adhuroj se ka nuanca. E kam shkelur ndonjëherë etikën, se po të flesh me qenin zgjohesh me morra. Por kam kërkuar ndjesë.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll