Politike

Krisja me Metën, Rama ende s’e pranon: Nuk e zgjodha unë president, se kisha menduar se do të lajthisë

1 Prill 2021, 19:46 Nga DOSJA
Krisja me Metën, Rama ende s’e pranon: Nuk e zgjodha unë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama sërish këmbëngul se nuk ka qenë ai personi që e ka vendosur Ilir Metën në postin e kreut të shtetit. 

Gjatë një debati në studion e emisionin “Open”, Rama tha se ka dhënë votat e tij në mungesë të një zgjedhjeje tjetër. Ndërsa nuk ka munguar as ironia për të. 

8 vite më parë qeverisët me Metën, sot është shënjestër e sulmeve tuaja?

Edi Rama: Më ka ndarë fushata e 2017 me Metën. Kam bërë krahasimin me vulën e Haxhi Qamilit. Meta ishte kërcënim i reformës në Drejtësi. President nuk e kam bërë unë. E kam thënë disa herë. President e kanë berë votat e tij. S’kam pasur vota për dikë tjetër. E vetmja mundësi për të bërë një zgjedhje tjetër. Se kisha menduar se do të lajthisë deri në atë pikë. Pa presidentin do destabilizonin vendin. Nuk është se kishim zgjidhje tjetër.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 1 Prill 2021, 19:37

TIRANË–  Arben Ahmetaj foli rreth menaxhimit dhe mënyrës së sigurimit të vaksinave.‘Ne përdorim rrugën më të shpejtë dhe efektive, është ajo direkt m...