Meta: Unë nuk pyes për horrat dhe gangsterat, as për mafjan ndërkombëtare, mendoj vetëm për Kushtetutën dhe Shqipërinë
1 Prill 2021, 19:33Nga DOSJA
TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se nuk pyet për horrat, gangsterat, mafjan ndërkombëtare dhe as për diplomatë të korruptuar. I ftuar në emisionin ‘Log’ në Abc News, Meta ka paralajmëruar mafjen ndërkombëtare, ku ka thënë se Shqipëria nuk është një vend eksperimental, dhe se shqiptarët janë zot të vendit të tyre. Ai gjithashtu ka thënë se diplomatët e korruptuar i kanë dhënë pushtet një gangsteri si Edi Rama.
“Presidenti nuk e llogarit fare mafien ndërkombëtare. Duhet të jenë shumë të kujdesshëm me Shqipërinë dhe shqiptarë. Secili është zot në shtëpinë e vetë. Do bëhet çdo gjë sipas Kushtetutës së Shqipërisë. Ata që kanë shkelur kushtetutën e kanë vendin në burg. Për bashkëpunëtorët që janë vendas dhe të huaj. Turp të kenë ata të korruptuar që bashkuan me Edi Ramën dhe bllokuan gjykatën Kushtetutës. I dhanë pushtet një gangsteri si Edi Rama. Ilir Meta nuk pyet për horrat dhe gangsterët, nuk pyet për mafien ndërkombëtare dhe as për diplomatë të korruptuar. Ilir Meta mendon vetëm për Shqipërinë dhe për respektimin e Kushtetutës. Madje edhe sot kam një paralajmërim të prerë për ta, në veçanti me mafien ndërkombëtare, të bëjnë kujdes sepse Shqipëria nuk është një vend eksperimental. Ilir Meta nuk e llogarit fare mafien ndërkombëtare. Mafia ndërkombëtare i ka të regjistruara në telefonat e saj mesazhet e Presidentit, por dhe ballë për ballë i kam paralajmëruar. Duhet të jenë shumë ë kujdesshëm me Shqipërinë dhe shqiptarët. Shqiptarët janë zot në vendin e tyre dhe ne, zgjidhjen do e japim vetë,” tha Meta.
Meta gjithashtu në fjalën e tij u ndal te ish-kreu i KLGJ-së, Adrian Dvorani, ku ka thënë se ai ka dhunuar Kushtetutën dhe se për këtë duhet që të shkojë në burg.
“Adrian Dvorani është dhunues i Kushtetutës, këtë së ndryshon asnjë gjë. Adrian Dvorani, do shkojë ne burg për dhunimin e Kushtetutës, kjo punë ka marrë fund. Shpëtim për të nuk do të ketë. Këtë ta kenë të qartë të gjithë. Nuk më intereson asgjë fare. Nuk më intereson fare ca ka thënë se unë e kam parë vetë. Ai është autori kryesor dhe duhet të kishte vajtur në burg. Për atë incident dhe mungesë transparence për KED dhe ndryshim të qëllimshëm të renditjes. Do i sqarojmë. Të blejnë këtë të doje. Nuk e ble dot dhe nuk e tremb dot. Këtu e ka Presidentin. Mos u merrni me këto gjëra. Dvorani është dhunues i Kushtetutës. Në bashkëpunim me Edi Ramën dhe me disa ndërkombëtar. Ardian Dvorani do shkojë në burg. Do dali me sms dhe me email që ka. Ne e dimë sa u pagua për të takua Bilalin. E dimë që paguhet. Ka një proces gjyqësor mund të takohem me dikë dhe unë. Ku di unë çfarë është ai. Vetëm vota e lirë do sjellë barazi. Mbaroj historia. Nuk kam asnjë lidhje me DASH nëse Amerika na thotë jeni mirë do i themi faleminderit një parti shtet. Ne SHBA e shohim si simbol të lirisë dhe demokracisë dhe për Kosovën. Por raporti ynë nuk është sic mund të mendojë kushdo”, tha Meta.
(I.A/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se kur të vijë në pushtet do të nisë negociatat për tu anë...
TIRANË– Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin Real Story të gazetarin Sokol Balla, ka folur rreth vaksinimit në vendin ton...
TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se raporti i të njerëzve të larguar nga Shqipëria në lidhje me vendet e tjera është 12 me 1. I ftuar n...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ftuar sot në “Opinion”, ku është shprehur se Shqiptarët kanë nevojë të fitojnë betejën bre...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se ka pas vetes shumicën e shqiptarëve, si kundërpërgjigje ndaj opozitës së bashkuar. Teksa ishte ftuar ...
TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se nuk është e rëndësishme se kush fiton zgjedhjet. Në një intervistë për “Log” te Abc News, Meta ka th...