Politike

“Të njëjtën gjë thoshte dhe Berisha, unë hoqa vizat“/ Basha i përgjigjet Fevziut: Unë bëra pjesën time…

1 Prill 2021, 19:26 Nga DOSJA
“Të njëjtën gjë thoshte dhe Berisha, unë hoqa

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur mbrëmjen e sotme se PD-ja ishte ajo që liberalizoi vizat.

I ftuar në “Opinion” me Blendi Fevziun, Basha tha se edhe pse këtë deklaratë e ka dhënë më herët ish-kryeministri Berisha, ai ka rolin e tij.

Pjesë nga debati:

Fevziu: Thoni që hoqa vizat, e futa në Nato. A nuk ju duket pak më shumë e personalizuar? Të njëjtën gjë thoshte dhe Berisha, unë hoqa vizat, unë ju futa në NATO…

Basha: Një nga arsyet kryesore është për t’i kujtuar shqiptarëve forcën që ne kemi si komb. Nuk është bërë që një gazetar ta marrë dhe të thotë e keni bërë ju Basha. Unë kam rolin tim…Ju keni qenë aty dhe e dini fare mirë, pasi u bëra ministër i Jashtëm më pyetët, “si duken punët”. Në atë moment shanset ishin 100% për Kroacinë, 60% për Maqedoninë dhe shumë të vogla për Shqipërinë.

(a.b:kle.mu./dosj.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll