Politike

Kë do zgjidhni PS apo PD-LSI? Meta: Nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetje, nuk janë 2 parti por 12 

1 Prill 2021, 19:08 Nga DOSJA
Kë do zgjidhni PS apo PD-LSI? Meta: Nuk mund t’i përgjigjem

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se nuk është e rëndësishme se kush fiton zgjedhjet. Në një intervistë për “Log” te Abc News, Meta ka thënë se e rëndësishme për të është që të procesi zgjedhor të jetë i mirë dhe i saktë.

Kur u pyet se kë do të zgjidhte mes PS-së dhe koalicionit PD-LSI, Meta tha se nuk mund t’i përgjigjet kësaj pyëtje pasi në garë nuk janë 2 parti, por 12 parti dhe se nuk duhet që të paragjykojë.

“Përgjigja është shumë e qartë, për mua nuk është aspak e rëndësishme kush do të fitojë zgjedhjet, por për mua është shumë e rëndësishme është që zgjedhjet të jenë një mundësi e artë për vendin për t’u shkëputur nga kjo pengmarrje jo vetëm e legjitimitetit të institucionale sipas standardeve të Shijakut dhe Dibrës, pra procesi zgjedhor është gjëja më e rëndësishme dhe së dyti nuk mund ti përgjigjem pyetjes jo për qartësinë kushtetuese se nuk i ka ardhur radha kësaj cështje, pasi për arsye se në këto zgjedhje nuk garojë dy apo tre parti, por të paktën 12 përveç të pavarurve dhe ka edhe forca të reja dhe nuk ka arsye që të paragjykojmë fituesit e zgjedhjeve se për ndryshe cila është arsyeja që bëjmë zgjedhje? Ligje anti-kushtetuese ata kanë bërë dhe të bëjnë sa të duan, qëndrimet e mia kanë interes vetëm të rikthejnë legjitimitetin e institucioneve në vend”, ka thënë Meta.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll