Politike

“Luli si Gjino…”/ Retorika në fushatë, Rama i sulet Bashës: S’përgjigjet se nuk e bën dot, lideri i PD është Beri

1 Prill 2021, 19:16 Nga DOSJA
“Luli si Gjino…”/ Retorika në fushatë, Rama i sulet

TIRANË– Kryeministri Edi Rama komenton retorikën e tij në fushatë elektorale. I ftuar në emisionin “Open”, Rama e ka cilësuar heshtjen e kryedemokratit Lulzim Bashës si mungesë aftësie për t’ju kundërpërgjigjur. Ndër të tjera, Rama shtoi se lideri i vërtetë në PD është paraardhësi i tij Sali Berisha, duke shtuar se ky i fundit me një mesazh në Facebook, e nxjerr Bashën nga selia. 

PJESË NGA BISEDA: 

Edi Rama: Unë jam krenar për to, nuk me vjen zor fare. Është mënyrë komunikimi që më vjen natyrshëm. Nuk është e panjohur në botën e lirë dhe demokratike. Mbase është satirë, por unë mendoj që është e vërteta. E thënë me satirë. Satira nuk është e ndaluar.

Basha nuk përgjigjet, si e komentoni?

Edi Rama: Se nuk e bën dot këtë dhe bën atë që bën. Kjo është e vërtetë. Pse nuk është e vërtetë që Basha nuk është lideri i PD-së dhe për çështje shumë sensitive nuk flet.

Pse nuk është lideri i PD?

Edi Rama: Në më shumë se një rast, psh ne jemi në kushte lufte, Berisha flet për vaksina, dhe ai hesht. Shiko si rri.

Ditmir Bushati dha mendimin kundër jush për një video tuajën…

Edi Rama: E para e punës, unë se di farë ça ka dhënë Bushati. Unë nuk po flas për thënie por për akte kriminale. Është kriminale se nuk bëhet fjalë për Nard Ndokën, por për liderin real të PD. Me një postim në Facebook, ai e nxjerr Bashën nga godina e SHQUP. Kjo nuk është çfarë thotë Bushati ulur në sofa. S’më intereson fare. Gjino nuk e hap gojën për këtë gjë. Flet sikur nuk ka pandemi dhe nuk ka rënë tërmet. Flet sikur jemi në 2005. Asnjë fjalë për vaksinat dhe tërmetit. Janë dy plagët me të mëdha, ky është në autobus. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll