Sport

U dëmtua ndaj Kosovës, Sergio Ramos humb Liverpool dhe “El Classico”

1 Prill 2021, 15:29 Nga DOSJA

SPANJE – Më 30 mars, ai kishte ditëlindjen, mbushi 35-vjeç. Sergio Ramos, i aktivizuar dje për pak minuta (nga minuta e 86-të) me kombëtaren spanjolle në ndeshjen ndaj Kosovës, mbrojtësi veteran ndjeu shqetësime në pulpë. Pas kthimit në Madrid, klubi “Los blancos” konfirmoi dëmtimin e Ramos. Në një njoftim për shtypin, Reali bëri të ditur, se kapiteni i tyre kishte pësuar një dëmtim në këmbën e majtë.

Kohëzgjatja e mungesës së tij nuk bëhet e ditur, por “AS” raporton se kapiteni Ramos do të qëndrojë jashtë fushave, të paktën për një muaj. Kështu, ai do të humbasë ndeshjet kundër Liverpool në  Champions League, si dhe “El Classicon” kundër Barçës, më 10 prill.

“E vërteta është se unë kam pasur disa javë të vështira. Operimi është gjithmonë një pushim sportiv dhe emocional. Për fat të mirë, për disa ditë jam ndjerë më mirë, por në futboll dhe në jetë, fati i keq gjithashtu luan një rol. Pas ndeshjes së djeshme, unë qëndrova për të bërë disa ushtrime në fushë dhe ndjeva një shtrëngim në pulpin e këmbës time të majtë. Sot iu nënshtrova testeve dhe u konfirmua se kam një dëmtim të muskujve.

Ajo që dhemb më shumë është të mos jesh në gjendje të ndihmosh ekipin në këto lojëra jetësore të sezonit dhe të mos jesh në gjendje të jap diçka përsëri në fushë për gjithë dashurinë dhe energjinë që ju më jepni. E tëra çfarë mund të bëj është të flas sinqerisht, të punoj shumë dhe të mbështes ekipin me shpirtin tim,”- ka shkruar në faqen e tij zyrtare kapiteni i “los blacos”, i cili me gjasa në përfundim të këtij sezoni do t’i jape lamtumirën Realit.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “as” “el classicon” liverpool ne ndeshjen kunder kosoves sergio ramos “as” “el classicon” liverpool ne ndeshjen kunder kosoves sergio ramos

Sondazh

Poll