Sport

Xhaçka: “Shumë zhurmë për asgjë, dorëzoni pasaportat!”, FSHF: “Pasaportat skadojnë në 2026”

1 Prill 2021, 14:44 Nga DOSJA
Xhaçka: “Shumë zhurmë për asgjë, dorëzoni

TIRANE – Pas vendimit për pezullimin e pasaportave diplomatike të delegacionit dhe lojtarëve të pranishëm në kampionatin europian “Euro 2016”, të konsideruar asokohe heronj, ka patur një reagim shumë të madh zhgënjyes. Megjithatë të gjithë këtë impakt ministria e jashtme Olta Xhaçka ka nxituar ta konsiderojë “shumë zhurmë për asgjë”, nëpërmjet një statusi në llogarinë e saj në Facebook, ku më saktësisht shkruan:

Postimi i plotë:
“Shumë zhurmë për asgjë! Vlefshmëria e pasaportave diplomatike mbaron siç mbaron vlefshmëria e çdo dokumenti identifikimi që përdoret në shtetin shqiptar, qofshin këto pasaporta apo karta identiteti. Ajo që nuk ka mbaruar e s’do të mbarojë kurrë është mirënjohja e çdo shqiptari dhe e shtetit shqiptar për ekipin e heronjve të kombëtares, që u kualifikuan e luajtën me dinjitet në “Europianin 2016”, duke i bërë krenarë shqiptarët kudo që jetojnë. Është kjo arsyeja përse djemtë tanë sipas rregullave duhet të dorëzojnë deri më datë 30 qershor pasaportat e marra asokohe, por ama asnjë prej tyre nuk do të humbasë statusin e fituar me aq të drejtë në vitin 2016.”

Menjëherë pas këtij statusi, Dosja.al ka kontaktuar me Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila konfirmon se pasaportat e të gjithë delegacionit dhe futbollistëve janë 10-vjecare. Dosja.al ka mundur të sigurojë edhe pasaportat e disa prej futbollistëve që qeveria në vitin 2016 i konsideroi heronj dhe i pajisi me këto pasaporta diplomatike 10-vjecare.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll