Politike

‘S’ju pëlqejnë çitjanet e mia?!’/ Rama “KËSHILLA” nga Kavaja: Për modë ndiq Saliun, për punë Edin. Luli fle gj

1 Prill 2021, 15:08 Nga DOSJA
‘S’ju pëlqejnë çitjanet e mia?!’/ Rama

KAVAJË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë këshilla mode nga qyteti i Kavajës, duke kërkuar nag qytetarët që t’i japin mandatin e tretë. Në fjalën e tij, Rama ironizoi kryedemokratin Lulzim Basha.


Për ça do votoni Peçon dhe Berishën? S’ju pëlqejnë çitjanet e mia?! Vishni kostum. S’kam dalë për t’i shitur, i kam për vete. Shyqyr ia kemi dalë kësaj dite. Vishet secili si të dojë. Për modë ndiq Saliun. Për punën tate do ndjekësh Edi Ramën sepse kur e merr një gamor për të ngarkuar drru, nuk e sheh nga ngjyra por i mbajnë apo jo këmbët. Luli e ka dhënë që do iu sjelli taksën e sheshtë. Këtyre nga 0 do t’i rritet. Lerë ça thonë. Pse të flejë gjumë Luli në kryeministri? Po ta doni kaq shumë, vërini një krevat këtu. Po votën jo, se vota të merr lekët. Lulin e bën gjumin top kudo që ta lësh. Mjafton ta lësh! Këtu në Kavajë ka fabrikë sfungjerash, lëreni aty dhe zgjojeni pas 4 vitesh,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Fushatë në Kavajë, Rama sfidon Bashën nga bastioni i PD: Hajde më mund! Sulme opozitës: Idrizi dhe Dule janë ’99-ça’, Dash Shehi është për ta puthur në buzë, Luli në ballë

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne kavaje zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama ne kavaje zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll