Politike

“Po Peçon ç’e doni?”/ Rama sulme Berishës dhe Vasilit: Janë Honxho-Bonxho! Të keqen e Dash Shehit! Kur dëgjon këta,

1 Prill 2021, 14:53 Nga DOSJA
“Po Peçon ç’e doni?”/ Rama sulme Berishës

KAVAJË– Kryeministri Edi Rama, nga një aktivitet politik në Kavajë, është ndalur gjatë tek dy kandidatët e opozitës për qarkun e Tiranës, Sali Berisha dhe Petrit Vasili. Në fjalën e tij, Rama i ka ironisuar, duke i cilësuar si “Honxho Bonxho” që shpërndajnë lajme të rreme për vaksinat.


“Le të bëjmë durim deri më datë 25 dhe të shpresojmë që shqiptarët më shumë se asnjëherë t’i japim mësim të madh këtyre Honxho-Bonxhove. Kanë 8 vjet që vetëm helmojnë dhe pengojnë. 8 vjet! 8 vjet që nuk kanë dhënë një kontribut të vetëm. Por të paktën as atë të mirëkuptimit dhe heshtjes në kohë tragjedish. Bie tërmeti, këta bëhen më tërmetin. Bie flama, këta bëhen me virusin. Peçon pse e kanë sjellë në Kavajë. Se Saliun mirë. Saliu ka ngelur këtu në vend të 2 gishatve që u hoqën atje. Këtu vazhdojnë ca dhe votojnë fantazmat. Këtu ka ndryshuar bota! Peço Vasilin çe doni? Këta janë dy doktorë që kur ka ardhur virusi, janë njësoj si virusi. Virusi vret, plagos, dërrmon, këta helmojnë çdo ditë. Dhe kulmi, në momentin kur gjyshet po marrin frymë lirisht dhe po gëzohen sepse janë më të rrezikuarit, dalin me kujdes edhe për të marrë ajër. Dhe tamam kur iu vjen shpëtimi, kur kemi mundësi t’ja u japim armën që e asgjeson këtë armik, këta të dy sharlatanë dalin e thonë se vaksina është vdekjeprurëse. Të keqen e Dash Shehit! Kur dëgjon këta, është ta marrësh Dash Shehin dhe ta puthësh në buzë. Këta janë personazhe që në kushte normale, janë për të qeshur. Por në këto kushte janë për të vajtuar,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Fushatë në Kavajë, Rama sfidon Bashën nga bastioni i PD: Hajde më mund! Sulme opozitës: Idrizi dhe Dule janë ’99-ça’, Dash Shehi është për ta puthur në buzë, Luli në ballë

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne kavaje zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama ne kavaje zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll