Politike

Rama leksione për komunizmin nga Kavaja: Gjueti shtrigash! Ia kemi lënë profesor Berishës! Na fusnin 2 gishtat në sy, tani

1 Prill 2021, 14:42 Nga DOSJA
Rama leksione për komunizmin nga Kavaja: Gjueti shtrigash! Ia kemi

KAVAJË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë leksione për komunizmin nga Kavaja, duke cilësuar paraardhësin e tij Sali Berisha, si “kompetent” për atë që ai e ka cilësuar si gjueti shtrigash. Në fjalën e tij, Rama kujtoi kohën kur shkonte për takime në Kavajë, duke e krahasuar me Palestinën, ndërsa sot sipas tij qyteti mund të ngatërrohet me një “homolog” në Itali dhe Greqi.


PS është anti-fashiste dhe anti-fashiste. Nuk është gjueti shtrigash. Atë gjueti ua kemi lënë komunistëve më të poshtër që mishërohen nga profesor, doktor Sali Berisha. Ajo nuk është e djathtë tradicionale, por KÇK. Kavaja sot është në gjendje të bëjë diferencën sepse nuk na e kishte dhënë mundësinë të vije këtu se të fusnin 2 gishta në sy dhe nuk gjeje rrugën për t’u kthyer në shtëpi. Na e dhanë mundësinë, ja shikojeni. Kur futeshe këtu dukej si në Palestinë. Kam ardhur njëherë dhe ishte një tmerr. Mbledhur të gjithë, pa punë, bingo nga të katër anët. Ndriçim s’bëhet fjalë! Dhe kjo ishte liri-demokraci. Më bëri përshtypje, qyteti i mbushur me plehra. Sot është qytet mesdetar që mund të ishte në Itali, Greqi. Këta jemi ne,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Fushatë në Kavajë, Rama sfidon Bashën nga bastioni i PD: Hajde më mund! Sulme opozitës: Idrizi dhe Dule janë ’99-ça’, Dash Shehi është për ta puthur në buzë, Luli në ballë

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne kavaje zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama ne kavaje zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll