Aktualitet

49 kg kokainë në konteiner, avokati i Selim Çekajt: Është i implikuar shteti, s’duan të zbardhet e vërteta

1 Prill 2021, 14:05 Nga DOSJA
49 kg kokainë në konteiner, avokati i Selim Çekajt:

TIRANË– Avokati i pronarit të kompanisë “Ecoalmax” Selim Çekaj, Maks Haxhia pretendon se klienti i tij mban përgjegjësi vetëm për konteinerin me banane dhe jo 49 kg kokinë që ishin fshehur ndër to. Në një intervistë për Report Tv, Haxhia shtoi se klienti i tij kishte blerë vetëm mallin dhe nuk kishte lidhje me konteinerin, duke shtuar se Policia kërkon që të implikojnë me patjetër Çekajn për lëndën narkotike.

“Me këtë çështje jemi marrë gjatë gjithë kohës dje. Shkurtimisht fabula është e tillë: Ka ardhur konteineri me banane dhe i njoftohet Selimit si administrator i shoqërisë që të ishte i pranishëm sepse konteineri ka dalë me pullë të kuqe, që të do të thotë me probleme. Ndërkohë që ne bashkë me Selimin kemi thënë që ‘ne jemi pronarët e mallimit Kemi bërë një marrëdhënie shit-blerje të këtij malli. S’kemi punë me konteinerin. Hapni konteinerin, të tërheqim mallin, kontrolloni mallin, nëse ka probleme me drogë etj. atëherë jemi në përgjegjës. Po dhe në këtë rast nuk jemi në përgjegjës se malli ka ardhur nga Ekuadori. Hapet konteineri, bën atë operacionin, sharruan atë ku menduan se ishte droga dhe gjetën drogë. Tani cila është poshtërsia? Pasi ka ndodhur herën e parë me të birin, herën e dytë në një rast në Vlorë organi i policisë ka hequr drogën, e kanë mbushur me oriz dhe me të drejtë kanë ndjekur fatin e konteinerit. Ndërsa këtu nuk u ndoq sepse ky është qëllimi, që këtë familje ta vënë përpara përgjegjësisë dhe për ta implikuar në operacionin e parë. Po ta kishin bërë në këtë rast dhe do të arrinin në përfundim se Cekaj nuk ka lidhje me mallin e drogës atëherë do të thotë që edhe në rastin e parë nuk ka. Tani i ka ngelur sharra në goxhdë pas duan ta implikojnë patjetër Selimin, pasi duke implikuar atë mbajnë në burg edhe të birin”, vijoi ai.

I pyetur nëse ka dorë shteti në përfshirjen e klientit të tij në këtë çështje, Haxhia e pohoi një pretendim të tillë tha se shteti ka.

“Fakti që nga të gjithë argumentet që të mos dëgjojë dhe të mos marrë në konsideratë logjikën normale të argumenteve do të thotë që është shteti në këtë mes. Nisur nga ngjarja e parë unë them që nuk do të zgjerohet sepse nuk duan të shkojnë tek të vërtetat,”-shtoi avokati.

49 kilogramë kokainë u sekuestruan në Portin e Durrësit, pasi vinin nga Ekuadori të ngarkuara në një konteiner me banane. Konteineri doli me pullë të kuqe në skanerin e portit, dhe vetë Selim Çekaj kërkoi që të hapej. Kur pa lëndën narkotike, ai deklaroi se nuk kishte lidhje me të pasi është vetëm një tregtar frutash.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj arrestohet selim cekaj ecoalmax maks haxhia sekuestrohen 49 kg kokaine selim cekaj arber cekaj arrestohet selim cekaj ecoalmax maks haxhia sekuestrohen 49 kg kokaine selim cekaj

Sondazh

Poll