Aktualitet

“Qorr”, “shurdh”/ Fjalor denigrues! Shoqata e të verbërve i çon ankesë Celibashit, kërkojnë të merret masë ndaj

1 Prill 2021, 13:09 Nga DOSJA
“Qorr”, “shurdh”/ Fjalor denigrues! Shoqata e të

TIRANË– Shoqata e personave me aftësi të kufizuar ka bërë ankesë në KQZ, për shkak të gjuhës që ka përdorur kryeministri Edi Rama, i cili gjatë një takimi që pati dje në Shirokë. Ai ka përdor fjalët ”qorr” dhe ‘shurdh” dhe ankesa lidhet pikërisht për këto terma.

Letra i drejtohet kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, ndërsa kërkojnë që të merren masa ndaj Ramës.

Zoti Celibashi, në emër të shoqatës së të verbërve, e cila përfaqëson mbi 13 mijë e 500 familje të qytetarëve të verbër, më lejoni që tiu drejtohem përmes kësaj letër ankese. Me keqardhje kemi bërë re se në retorikën e përdorur nga kryeministri Edi Rama, vazhdimisht është pëdorur një terminologji e papërshtatshme, denigruese dhe fyese ndaj komunitetit të personave me aftësi të kufizuar, konkretit për qytetarët e verbër dhe ata që nuk dëgjojnë e flasin”, thuhet në letrën e drejtuar Celibashiit, e cila vijon duke thënë se Rama është përsëritës në këtë lloj komunikimi.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama shoqata e personave me aftesi te kufizuara edi rama shoqata e personave me aftesi te kufizuara

Sondazh

Poll