Aktualitet

Si u zbardhën tre krimet e bandës me 18 baza me arsenal armësh?

1 Prill 2021, 11:56 Nga DOSJA
Si u zbardhën tre krimet e bandës me 18 baza me arsenal armësh?

TIRANË– Megaoperacioni i koduar “Kompleks” u finalizua me arrestimin e 7 personave, 2 prej të cilëve, Edmond dhe Enver Jamaku, janë të arrestuar më herët, për atentatin ndaj biznesmenit Gjon Mena në Kamzë, ngjarje e ndodhur në muajin shkurt 2021. Tre të arrestuarit e tjerë janë: Paris Prenga, Bledar Deda dhe Flor Abazi, Arben Sufa dhe Bujar Jaupi.  Falë këtyre goditjeve, u bë e mundur zbardhja e tre krimeve që anëtarët e bandës kanë kryer përgjatë viteve.

Episodi i parë ka ndodhur më 18 tetor 2019, kur në Tiranë ndodhi një shpërthim i komanduar dhe u tentua të vritej Artjan Bylyku, kunati i Domart Konjarit.

Ngjarja e dytë është një atentat i dështuar në zonën e Freskut, ku Sokol Gjura bashkë me Edmond dhe Enver Jamakun tentuan të vrisnin me armë zjarri avokatin Paulin Papleka. Ngjarja ka ndodhur më 10 shtator 2017, në rrugën “Muhamet Deliu” në Tiranë.

Ngjarja e tretë është shpërthimi i një banese me tritol në pronësi të Edmond Saraçit, ngjarje e ndodhur më 15 shtator 2017 në Tiranë.

Të gjithë personat që kanë kryer krimet më sipër shkonin në një nga bazat në të cilat kishin armët për të qënë të pajisur me armët e duhura për të kryer atentatet.

VIDEO-RENEA zbulon 18 baza armatimi në Tiranë, 5 të arrestuar, zbardhen 3 ngjarje kriminale me armë e tritol (EPISODET DHE EMRAT)

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arsenal armesh renea ne tirane arsenal armesh renea ne tirane

Sondazh

Poll