Sërish s’plotësohet numri! Ka 32 vende bosh, BKH hap garën për hetues, certifikohen vetëm 28 kandidatë
1 Prill 2021, 13:29Nga DOSJA
TIRANË– Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës ka certifikuar 28 kandidatë, të cilët i kanë kaluar kushtet e sigurisë për t’u bërë pjesë e garës për Byronë Kombëtare të Hetimit. Nga 37 kandidatë, 9 prej tyre janë skualifikuar, megjithatë vendet për t’u plotësuar në FBI-në shqiptare janë 32, ndaj gara pritet që të risnisë me emra të tjerë.
Njoftimi i plotë:
Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës në datë 01.04.2021, mbylli verifikimin e kushteve të sigurisë për kandidatët që konkurrojnë për “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit dhe ka vendosur që nga 37 kandidatë: 28 (njëzet e tetë) kandidatë kalojnë kushtet e sigurisë. 9 (nëntë) kandidatë nuk i kalojnë kushtet e sigurisë. Kandidatët, që kanë kaluar ose jo kushtet e sigurisë, do të njoftohen individualisht.
Kandidatët e kualifikuar do ti nënshtrohen trajnimit me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të çertifikohen. Vendi, data dhe ora e zhvillimit të trajnimit dhe udhëzime të hollesishme do të njoftohen në ditët në vijim në ëebsite-in e BKH-së, (BKH.al).
Verifikimi i kushteve të sigurisë u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.
Në ditët në vijim do të hapet dhe procesi i rekrutimit për 32 (tridhjet e dy) pozicionet “Hetues”, të pa plotësuara. Njoftimi për hapjen e procesit të rekrutimit do të bëhet në ëebsite -in e BKH-së. Falenderojmë gjithë kandidatët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.
BKH duhet të ketë pjesë të strukturës së saj 60 agjentë, që nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm të SPAK, do të hetojnë veprat penale, në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
(k.m.dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Shoqata e personave me aftësi të kufizuar ka bërë ankesë në KQZ, për shkak të gjuhës që ka përdorur kryeministri Edi Rama, i cili gjatë një takimi ...
TIRANË– Padia e FRD-së për Bashkinë e Tiranës, Gjykata Administrative shpall moskompetencë. Padinë do ta shqyrtojë Gjykata e Tiranës.Konflikti mes të dyja ...
TIRANË– Mjeku Ilir Allkja ka publikuar disa mesazhe ku shihet një bisedë e shkëmbyer mes një personi dhe një numri që sipas Allkjas, është i kryetares së K...
TIRANË– Megaoperacioni i koduar “Kompleks” u finalizua me arrestimin e 7 personave, 2 prej të cilëve, Edmond dhe Enver Jamaku, janë të arrestuar më herët, ...
TIRANË– Trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Suela Zhegu anëtare, shpalli të enjten vendimin për kreun...
TIRANË– Mjeku Erion Dasho i ka propozuar Ministrisë së Shëndetësisë, Komitetit të COVID dhe Komitetit të Imunizimit të pezullojnë përkohësisht fushat...
TIRANË– Hetimet për zjarrin që ndodhi një javë më parë në magazinën te Casa Italia ende vijojnë. Prokuroria ka nisur marrjen në pyetje të personave që mund...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se Shqipëria arrin sot në 150 mijë të vaksinuar duke harxhuar rreth 50% të dozave që kanë ardhur në...