Politike

Meta takon drejtuesen e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR: Do ndalim me çdo kusht dhe mjet, që presioni i krimit dhe shan

1 Prill 2021, 10:42 Nga DOSJA
Meta takon drejtuesen e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR: Do

TIRANË– Presidenti Ilir Meta priti sot në zyrën e tij, Ambasadoren Ursula Gacek, e cila drejton Misionin e Vëzhgimit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021. Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka publikuar foton gjatë takimit me Gacek, krah të cilës shkruan se do të ndalë me çdo kusht dhe mjet, që presioni i krimit dhe shantazhi mbi qytetarët të minojë zgjedhjet, të shkatërrojë demokracinë dhe të ardhmen europiane.

Meta shton se e ka informuar Ambasadoren dhe Kryetaren e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR, për nismën time transparente për mbrojtjen e zgjedhjeve të 25 prillit duke ju krijuar mundësinë të gjithë qytetarëve të denoncojnë me kurajo dhe pa hezitim të gjitha presionet, shkeljet dhe parregullsitë, që synojnë tjetërsimin e vullnetit të tyre.

“Prita sot, me kërkesën e saj, Ambasadoren Ursula Gacek, e cila drejton Misionin e Vëzhgimit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021.
I përcolla Drejtueses së Misionit, vendosmërinë dhe përkushtimin tim të palëkundur për të garantuar, që qytetarët të shprehin lirshëm dhe pa u cënuar, vullnetin e tyre të plotë në votim. Theksova se, do të ndalim me çdo kusht dhe mjet, që presioni i krimit dhe shantazhi mbi qytetarët të minojë zgjedhjet, të shkatërrojë demokracinë dhe të ardhmen europiane. E informova Ambasadoren dhe Kryetaren e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR, për nismën time transparente për mbrojtjen e zgjedhjeve të 25 prillit duke ju krijuar mundësinë të gjithë qytetarëve të denoncojnë me kurajo dhe pa hezitim të gjitha presionet, shkeljet dhe parregullsitë, që synojnë tjetërsimin e vullnetit të tyre. Shpreha gatishmërinë për bashkëpunim të plotë për të siguruar paprekshmërinë e zgjedhjeve të vullnetit të sovranit,”- shkruan Meta.

Meta ka prezantuar më herët edhe platformën “Denonco krimin zgjedhor”, ku ka ftuar të gjithë qytetarët që të bëjnë denoncimet e tyre.

Zgjedhjet e 25 prillit janë 24 ditë larg dhe fushata elektorale është në kulmin e saj. Partitë politike kanë përveshur mëngët dhe janë në terren, ku në dy formate të ndryshme, PS e PD kërkojnë pushtetin. Kryeministri Edi Rama kërkon një mandat të tretë për të finalizuar rindërtimin dhe reformën në Drejtësi dhe për ti dhënë një shtysë ekonomisë pas COVID19, ndërsa Lulzim Basha premton një ndryshim rrënjësor pas 25 prillit me PD në pushtet. Partitë janë të ndara në tri fronte, LSI që garon e vetme, po ashtu edhe PS, ndërsa PD garon bashkë me aleatët opozitarë nën akronimin PD-AN.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta meta takon ursula gacek zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta meta takon ursula gacek zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll