Politike

“Fshatrat në qarkun e Dibrës të rrënuar nga varfëria dhe braktisja.” Dhurata Çupi: Investimet për fshatin, prioritet

1 Prill 2021, 10:00 Nga DOSJA
“Fshatrat në qarkun e Dibrës të rrënuar nga

TIRANË– Kandidatja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ishte sot në njësinë administrative Gurrë, në qarkun e Dibrës. Përballë saj, banorët thanë se për 8 vjet, nuk kanë marrë as edhe një investim nga qeveria.

Ata diskutuan me Çupin vështirësitë e shtuara për shkak të braktisjes. Në fshatrat Gurrë e Madhe, Mishtër, Dom, dhe Shulbater Çupi u takua me shumë burra e gra, që ndihen të braktisur, të diskriminuar, të harruar nga kjo qeveri që nuk u ka dhënë asnjë dorë, por vetëm u ka marrë. Në këtë zonë ka akoma familje që jetojnë në çadër.


Kryefamiljari i tha Dhurata Çupit se jeton në çadër prej nëntorit 2019, me fëmijë të vegjël dhe pa asnjë ndihmë, pasi askush nga përfaqësuesit e shtetit nuk jep një zgjidhje.

 “Në 8 vjet ju keni përjetuar në çdo aspekt dështimin e kësaj qeverie, e cila vetëm ju ka rënduar, pa ju ndihmuar fare. Për shkak të kësaj qeverie, Dibra është sot një nga zonat me largimin më masiv të njerëzve dhe ne këtë duhet ta stopojmë. Qarku i Dibrës është një nga zonat ku qeveria e PD do të investojë me prioritet për të ndalur shpopullimin dhe për të siguruar një jetë normale për banorët”- tha Çupi, duke shprehur besim se shumica e banirëve të Dibrës do të votojnë PD dhe ndryshimin në 25 prill.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike dhurata cupi dhurata cupi

Sondazh

Poll