Politike

Shembet banesa e qytetarit në Roskovec, denoncimi tek Berisha: Urdhër politik pas vizitës së Lulzim Bashës, Majlinda Bufi p

1 Prill 2021, 09:59 Nga DOSJA
Shembet banesa e qytetarit në Roskovec, denoncimi tek Berisha: Urdhër

FIER– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të fortë në rrjetet sociale. Qytetari Dixhital i shkruan ish-kryeministrit se një ditë pas vizitës së Lulzim Bashës në Roskovec, policia bashkiake me urdhër të kryebashkiakes Majlinda Bufi ka shembur një shtëpi. Sipas qytetarit, arsyeja lidhet me bindjet e djathta të familjes Toska. 

POSTIMI I PLOTE: 

Përshëndetje z. Berisha! Po ju shkruaj nga Roskoveci! Majlinda Bufi është shndërruar në një bishë të zezë si Nexhmie Hoxha dhe po na shkatërron pronat vetëm se jemi të djathtë.

Prishet ndërtesa e Nertil Toskës në Suk-2, vetëm se është demokrat. Klodian Lushka, kryespiuni i pamëshirshëm, me urdhër të Majlinda Bufit – narkokryetares së drogës, shkatërron pronën private me një tufë policësh duke shkaktuar dëm psikologjik tek familjarët. Kjo është bashkia e cila me spiunët dhe xhelatët e saj u shkakton dëme banorëve si ekonomikisht dhe psikologjikisht! Pse shkuam tek takimi me Lulzim Bashën dje, na hodhi shtëpinë në tokë Majlinda Bufi.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike denoncimi tek berisha lulzim basha ne roskovec majlinda bufi nertil toska denoncimi tek berisha lulzim basha ne roskovec majlinda bufi nertil toska

Sondazh

Poll