Politike

Rama në Rrogozhinë me fermerët/ Komenton fushatën e Bashës, ‘thumbat’ për opozitën. Kryeministri: Meta flet me vete,

1 Prill 2021, 09:20 Nga DOSJA
Rama në Rrogozhinë me fermerët/ Komenton fushatën e

RROGOZHINË– Kryeministri Edi Rama ishte sot në Rrogozhinë përballë fermerëve, aty ku u komentoi fushatën e Partisë Demokratike, si dhe dha disa deklarata për presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Rama tha se fushata elektorale që Partia Demokratike po vijon është kundër rregullave të Covid, si dhe nuk po merr parasysh se mund të ketë dhe humbje në jetë njerëzish.

Kryeministri ishte edhe në Rrogozhinë, atje ku pa nga afër vaksinimin e të moshuarve që prisnin në radhë marrjen e dozës së parë. Rama tha se procesi po ecën mirë, ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e njoftoi se vetëm përmes portalit qeveritar e-albania janë regjistruar për t’u vaksinuar rreth 15 mijë kërkesa.

Tek vaksinimi, Rama foli edhe për Kosovën dhe zbuloi një mesazh nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili i ka kërkuar qeverisë shqiptare ta ndihmojë me vaksinimin e mësuesve, duke qenë se bluzat e bardha do të imunizohen me dozat e dhuruara nga COVAX.

Si po vazhdon fushata? 

Zgjedhjet e 25 prillit janë 24 ditë larg dhe fushata elektorale është në kulmin e saj. Partitë politike kanë përveshur mëngët dhe janë në terren, ku në dy formate të ndryshme, PS e PD kërkojnë pushtetin. Kryeministri Edi Rama kërkon një mandat të tretë për të finalizuar rindërtimin dhe reformën në Drejtësi dhe për ti dhënë një shtysë ekonomisë pas COVID19, ndërsa Lulzim Basha premton një ndryshim rrënjësor pas 25 prillit me PD në pushtet. Partitë janë të ndara në tri fronte, LSI që garon e vetme, po ashtu edhe PS, ndërsa PD garon bashkë me aleatët opozitarë nën akronimin PD-AN.

(a.b;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 1 Prill 2021, 07:30

Shqipëria, 12 vite nga anëtarësimi në NATO!

TIRANË– Shqipëria feston sot 12-vjetorin e anëtarësimit në NATO, që ndryshe njihet si Aleanca e Atlantikut të Veriut.Shqipëria u bë pjesë e NATO në vitin 2...