Politike

Thirrja e fortë e Ambasadorit të BE për të rinjtë, Soreca flet në shqip: Votoni, ushtroni të drejtën tuaj!

1 Prill 2021, 09:33 Nga DOSJA
Thirrja e fortë e Ambasadorit të BE për të rinjtë,

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në një aktivitet për Erasmusin nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Soreca tha se të gjithë duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe për të vendosur.

“Ju bëj thirrje që të votoni, të ushtroni të drejtën që keni për të hedhur votën tuaj, pra merrni pjesë, kjo është e drejta juaj, por edhe një përgjegjësi që ju keni. Mos e lini mënjanë, por përdoreni atë dhe siç thoni ju në shqip “ti vendos. Së pari që Shqipëria ka qenë vend dhe vazhdon të mbetet pararojë në rajon, ka qenë vendi i parë në rajon që u bë pjesë e programit të Erasmus. 8 mijë studentë dhe akademikë shqiptarë kanë shkuar në BE dhe 5 mijë akademikë dhe studentë kanë ardhur në Shqipëri.”-tha Soreca.

Zgjedhjet e 25 prillit janë 24 ditë larg dhe fushata elektorale është në kulmin e saj. Partitë politike kanë përveshur mëngët dhe janë në terren, ku në dy formate të ndryshme, PS e PD kërkojnë pushtetin. Kryeministri Edi Rama kërkon një mandat të tretë për të finalizuar rindërtimin dhe reformën në Drejtësi dhe për ti dhënë një shtysë ekonomisë pas COVID19, ndërsa Lulzim Basha premton një ndryshim rrënjësor pas 25 prillit me PD në pushtet. Partitë janë të ndara në tri fronte, LSI që garon e vetme, po ashtu edhe PS, ndërsa PD garon bashkë me aleatët opozitarë nën akronimin PD-AN.

(F.g./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike luigi soreca zgjedhjet 25 prill 2021 luigi soreca zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll