Politike

‘Nuk hapin telefonin’/ Rama me rektoren e Shkodrës: Çoji mesazh ministres së Arsimit, të shohim a të merr

1 Prill 2021, 09:45 Nga DOSJA
‘Nuk hapin telefonin’/ Rama me rektoren e Shkodrës: Çoji

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama zhvilloi mëngjesin e sotëm një bashkëbisedim me pedagogët dhe rektorët e Shkodër. Gjatë bisedës, një prej rektoreve i bëri të ditur kryeministrit se ka shkuar disa herë në Ministri për një problem dhe nuk i kanë kthyer përgjigje. Rama i tha në ato momente që ti dërgonte një mesazh dhe ta shikonte nëse do të merrte një telefonatë.

BASHKEBISEDIMI ME REKTOREN

Rama: Vijnë ca programe që të ikën mendja që thua si i kërkojnë? Se janë programe që krijojnë të papunë, se të hapësh program që e kërkon tregu po, por të kërkosh prap juridik u bë vendi me numrin më të madh të juristëve për metër katrorë.

Rektorja: Për specialist i lartë elektrik jam deri te burimet njerëzore atje, falë mbështetjes së kandidatit për deputet Benet Beci, se nuk e dija që mund të ishte kandidat, kam shkuar përpara se me dalë, t’u kërku. Tha kemi nevojë ne kemi 30 punëtorë që nuk i nxjerrim në pension se s’kena specialist të lartë elektrik, po si more ca po hekim me hap? Nuk kam marrë përgjigje ala, shpresoj mos më vijë negative por është e rëndësishme.

Rama: Po ndenje ta presësh negative do vijë ajo që ta dish nga unë po ndejte me e prit negative do vijë ajo.

Rektorja: Po për ça erdhe, një mesazh mundesh me ja dhonë dikujt aty?

Rama: Jo s’është puna mesazh dikujt, ti je rektorja apo jo?

Rektorja: Po s’të hap kush telefonin.

Rama: Jo jo s’ka, këtu problemi është që ministrat kur vjen puna tek kjo pjesë, të gjithë janë në dispozicion

Rektorja: Në lidhje me programnet mundesh me pyt, do të thojnë erdhi rektorja që thotë i fije, se kam shku tan ato herë në ministri.

Rama: Ke vajt po ke vajt te katet poshtë, katet poshtë presin nga kati lart, ti katin lart se ke shqetësu, kati lart s’di gjë e gjithë kjo punë ngec. Ti shko te kati që të takon.

Rektorja: Po po pyeti se të thonë ka ardh ajo rektorja tan ato herë.

Rama: Jo mo direkt pas kësaj bëjmë një provë.

Rektorja: Provoje bjeri telefonit.

Rama: Unë të jap fjalën s’bëj asnjë telefonatë, coji mesazh ministres e thuaji shiko më vjen shumë keq thuaji mbase ka qenë gabimi im që s’të kam kontaktuar asnjë herë thuaji, mua më thanë që ti përgjigjesh menjëherë, jam filania ka mundësi të flasim? Edhe të shohim do të marri në telefon apo jo?

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ne shkoder rama ne shkoder zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ne shkoder rama ne shkoder zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll