Politike

‘Shehin kur e shikon në televizor të ze rakia’/ Rama: Mesila do varte protestuesit, gridaren e njihni? Në NATO nuk na fut

1 Prill 2021, 09:40 Nga DOSJA
‘Shehin kur e shikon në televizor të ze rakia’/ Rama:

RROGOZHINË– Kryeministri Edi Rama u ndal sërish te komentimi i kandidatëve të opozitës gjatë takimit që zhvilloi në Rrogozhinë. Ai pyeti nëse qytetarët e njihnin Fatmir Mediun, Dash Shehun për të cilin tha se kur e shikon të ze rakia. Ndërsa për Mesila Dodën u shpreh se ajo do të varte protestuesit te palma. Ndër të tjera, Rama tha se në NATO na futi Amerika dhe jo opozita siç deklarojnë.


DEKLARATA:

“Në çdo sektor si bëhet, me llafe apo me receta magjike. Do ulim prodhimin e qumështit dhe do rrisim prodhimin e djathit. A e dini ju si bëhet kjo. Nuk duhet të biem në këtë kurth. Kanë çuar në Vlorë, kallëzime për punët publike që bëjmë ne në Vlorë. Këta duan të bëjnë çdo gjë nga e para. Duan të ndalojnë rindërtimin dhe vaksinimin. Nuk i njihni ju këta. Nuk e njihni Fatmir Mediun dhe Dash Shehin që edhe nga televizori të zë rakia. Tym Idrizin e njihte. Nard Ndokën sigurisht që e njihni. Apo Gridaren që e keni në këtë zonë.

Vetëm bërtet dhe shajnë dhe vetëm mallkojnë. Është koha për të qëndruar drejt. Është koha për të marrë vendim nëse do i çojmë deri në fund punët që kemi nisur apo të shkojmë prapë në gropë. Ju ka ngelur goja “Ju futëm në NATO. Në NATO na futi Amerika ne nuk na futën këta. Këto zgjedhje vendosin fatin e Shqipërisë. 

Rritja e eksporteve bujqësore dhe mbështetjes për ju vendoset më 25 Prill. Përrallat me mbret duke shpërndarë euro me llafe, duhet t’ju kujtojnë Suden, Vehbiun, Xhaferrin. Nuk ka sot qofte te daja. Sot secili duhet të ndihmohet që të bëjë jetën dhe të ketë strehën mbi kokë e të vazhdojë punën e tij. Është një ndarje mes dy botëve, Bota e shkatërrimit dhe rindërtimit, durimit dhe qokave, dhe bota e kalova lumin, mbaje vetë kalin.

Rama në Rrogozhinë me fermerët/ Komenton fushatën e Bashës, ‘thumbat’ për opozitën. Kryeministri: Meta flet me vete, i rri mendja te burgu. Mesazhi që i dërgoi Albin Kurtit

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ne rrogozhine zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ne rrogozhine zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll