Politike

Punëtorët nga Bangladeshi nxisin deklarata, Basha, Tomorri, Kryemadhi dhe Bushati: Nuk zëvendësohen shqiptarët me askënd,

1 Prill 2021, 09:23 Nga DOSJA
Punëtorët nga Bangladeshi nxisin deklarata, Basha, Tomorri, Kryemadhi

TIRANË– Deklaratat e kryeministri Edi Rama për punonjësit e huaj kanë hapur një valë reagimesh nga politikanët në Shqipëri dhe jo vetëm. I pari që e komentoi si absurde dhe qesharake këtë deklaratë, ishte gazetari Klodian Tomorri. Në një status në profilin e tij në Facebook, Tomorri shkruan se akoma më shumë shqetësuese është fakti se vetë Rama e konsideron të arsyeshme faktin se do ikin shqiptarët nga puna në fasoneri dhe do vijnë bangladeshasit.

Më pas, ish-ministri i Jashtëm i qeverisë socialiste, Ditmir Bushati shkruante se shqiptarët nuk mund të zëvendësohen me bangladeshas, afgan, indian apo qytetarë të ndonjë vendi tjetër.

Në një postim në Instagram, kryedemokrati Lulzim Basha shkruante se ky është një tjetër dëshmit i kryeministrit Edi Rama, pasi ai nuk do t’ia dijë për largimin e shqiptarëve dhe i konsideron si të zëvendësueshëm me popujt e tjerë.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e pranishme në Peqin, në një takim me qytetarë, tha se Rama ka urrejtje për njerëzit vendas. Kryemadhi tha se ajo nuk është raciste dhe se nuk diskriminon askënd nga Bangladeshi apo Pakistani, por asnjë drejtues qeverie nuk mund të gëzohet për faktin që largohen punonjësit vendas dhe punësohen të huajt.

Çfarë tha Rama dje?

Kryeministri zhvilloi një takim në një fasoneri dhe përgëzoi biznesmenin në Shkodër kur ky i fundit tha që kishte porositur 300 punëtorë nga Bangladeshi.  Madje, Rama shtoi se ata nuk dinë as shqip dhe nuk merren me thashetheme dhe se kjo është një gjë e mirë për biznesmenin. Biznesmeni në Shkodër tha se punëtorët nga Bangladeshi do t’i paguante me nga 400 dollarë, do u paguante fjetjen dhe ushqimin.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ditmir bushati edi rama klodian tomorri lulzim basha monika kryemadhi ditmir bushati edi rama klodian tomorri lulzim basha monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 1 Prill 2021, 07:30

Shqipëria, 12 vite nga anëtarësimi në NATO!

TIRANË– Shqipëria feston sot 12-vjetorin e anëtarësimit në NATO, që ndryshe njihet si Aleanca e Atlantikut të Veriut.Shqipëria u bë pjesë e NATO në vitin 2...