Politike

Deklaratat e Ramës për punëtorët nga jashtë, Kryemadhi: Absurde, ai ka urrejtje për qytetarët e tij, për gjuhën shqipe,

1 Prill 2021, 09:03 Nga DOSJA
Deklaratat e Ramës për punëtorët nga jashtë, Kryemadhi:

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë përgëzoi një biznesmen për sjelljen e punëtorëve nga Bangladeshi. E pranishme në Peqin, në një takim me qytetarë, Kryemadhi tha se Rama ka urrejtje për njerëzit vendas.

Kryemadhi tha se ajo nuk është raciste dhe se nuk diskriminon askënd nga Bangladeshi apo Pakistani, por asnjë drejtues qeverie nuk mund të gëzohet për faktin që largohen punonjësit vendas dhe punësohen të huajt.

“Absurditeti tjetër pastaj që ky njeri nuk i konsideron më qytetarët e tij, i zëvendëson dhe pa pikë turpi thotë që ne do të marrim punëtorë nga Bangladeshi, nga Pakistani, etj. Jo për çështje racizmi, e as diskriminimi, por si mund të largosh ti njerëzit e tu, qytetarët e tu, fëmijët e tu dhe u thua edhe mos mësoni as shqipen, pra ky njeri ndien neveri edhe për gjuhën shqipe. Ky ndjen neveri për çdo gjë që është shqip.

Ndaj ajo që dua të theksoj edhe që është problematike është urrejtja që ky njeri ka për qytetarët e tij, e ka treguar tashmë. Sepse sot qytetarët shqiptarë paguajnë taksa më të larta se ç ‘kanë paguar më parë, sot qytetarët shqiptarë çmimin e energjisë e kanë më të shtrenjtë. Rrogat sot qytetarëve shqiptarë jo vetëm që nuk u janë rritur, por u janë mbyllur bizneset. Sot qytetarët shqiptarë kanë çmimin e naftës më të lartë se kudo tjetër. Sot fermerët shqiptarë hedhin gjithë prodhimin e tyre në rrugë,”- tha Kryemadhi ndër të tjera.

Një ditë më parë, Rama tha se është gjë e mirë që të merren punonjës nga jashtë. Në një takim me një biznesmen, kryeministri e përgëzoi biznesmenin i cili i bëri të ditur se kishte porositur 300 punëtorë nga Bangladeshi.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi rama per punonjesit nga jashte monika kryemadhi rama per punonjesit nga jashte

Sondazh

Poll

Politike 1 Prill 2021, 07:30

Shqipëria, 12 vite nga anëtarësimi në NATO!

TIRANË– Shqipëria feston sot 12-vjetorin e anëtarësimit në NATO, që ndryshe njihet si Aleanca e Atlantikut të Veriut.Shqipëria u bë pjesë e NATO në vitin 2...