Politike

Shqipëria 12 vite në NATO, Ambasada amerikane: Mik i besuar dhe aleat i fortë!

1 Prill 2021, 08:35 Nga DOSJA
Shqipëria 12 vite në NATO, Ambasada amerikane: Mik i besuar dhe aleat

TIRANË– Ditën e sotme Shqipëria feston 12-vjetorin në futjen në NATO. Ambasada Amerikane me anë të një mesazhi të postuar në Twitter e cilëson Shqipërinë një mike të besuar dhe një aleate të fortë të Shteteve të Bashkuara.

Duke uruar për këtë ditë, ambasada shkruan se Amerika mund të mbështetet te Shqipëria dhe e anasjellta.

POSTIMI:

Shqipëria është një mik i besuar dhe një aleat i fortë. Vizita e sotme shpresojmë të dërgojë një mesazh te populli shqiptar, ju mund të mbështeteni të Amerika , ashtu si mbështetet Amerika të ju për të bërë punën ë vështirë dhe të nevojshme për të përhapur lirinë dhe paqen,” tha Presidenti George W. Bush gjatë vizitës historikë në Tiranë më 10 qershor 2007, ndërsa Shqipëria po përgatitej të futej në NATO.Sot Shqipëria feston 12 vjetorin ë anëtarësimit në NATO dhe Shqipëria mund të mbështetet të Amerika, ashtu si Amerika mund të mbështetet të Shqipëria si kurrë më parë. Gëzuar 12 vjetorin Shqipëri.

Shqipëria feston sot 12-vjetorin e anëtarësimit në NATO, që ndryshe njihet si Aleanca e Atlantikut të Veriut. Shqipëria u bë pjesë e NATO në vitin 2009. Qëllimi i NATO-s është të garantojë lirinë dhe sigurinë e anëtarëve të saj nëpërmjet mjeteve politike dhe ushtarake. Aktualisht në NATO janë 30 vende anëtare.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike shqiperia 12 vite ne nato shqiperia ne nato shqiperia 12 vite ne nato shqiperia ne nato

Sondazh

Poll

Politike 1 Prill 2021, 07:30

Shqipëria, 12 vite nga anëtarësimi në NATO!

TIRANË– Shqipëria feston sot 12-vjetorin e anëtarësimit në NATO, që ndryshe njihet si Aleanca e Atlantikut të Veriut.Shqipëria u bë pjesë e NATO në vitin 2...