Politike

Vokshi me banorët e Laprakës mes baltës dhe gropave: Mos votoni një qeveri që ju vjedh dhe nuk ka mbajtur premtimet!

1 Prill 2021, 08:31 Nga DOSJA
Vokshi me banorët e Laprakës mes baltës dhe gropave: Mos votoni

TIRANË– Banorët në zonën e Laprakës denoncojnë vjedhjen e fondeve nga bashkia për ndërtimin e infrastrukturës së tyre. Tek kjo zonë me rreth 20 mijë banorë, qeveria nuk jep asnjë shërbim, megjithëse banorët thonë se jane taksapagues të rregullt. “Nuk kemi as kopësht, as çerdhe, as shkollë, as ambulancë, as poste. Paguajnë 60 mijë lekë në muaj për të çuar fëmijët në shkollë tek rruga e Durrësit. Paguajmë taksat, paguajmë gjelbërimin, pastrimin, taksë për infrastrukturën arsimire dhe jemi të braktisur, ndërkohë që jemi 1.5 km nga qendra e Tiranës.”– thonë të revoltuar prindërit.


Albana Vokshi tha se Erion Veliaj ka mbledhur 40 milionë euro nga taksa e infrastrukturës shkollore, por në Tiranë shkolla për fëmijët nuk ka, sepse taksat janë vjedhur dhe abuzuar për qëllime elektorale.

Uji nga 7 mijë lekë na ka shkuar mbi 30 mijë lekë, dritat nga 27 mijë lekë na kanë shkuar mbi 90 mijë lekë dhe infrastuktura është në gjendje të mjeruar nga Josif Pashko tek uzina Dinamo, mbi 20 mijë banorë

8 vjet ju ka lënë në baltë”– tha Albana Vokshi, e cila shtoi se edhe projektet e lëna nga Lulzim Basha, i kanë vjedhur.

“Në ditën 25 e kanë kuptiar se nuk mund t’i japin më votën një kryeministri që i ka braktisur, që nuk ka bërë asgjë, një kryeministër që u fut dorën në xhep njerezve. Një kryeministër që nuk ka mbajtir asnjë premtim, nuk duhet të votohet. Banorët e kësaj zone dhe të gjithë vebdin duhet të votojnë për një qeveri që mendon për ta”– tha Albana Vokshi.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike albana vokshi zgjedhjet 25 prill 2021 albana vokshi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 1 Prill 2021, 07:30

Shqipëria, 12 vite nga anëtarësimi në NATO!

TIRANË– Shqipëria feston sot 12-vjetorin e anëtarësimit në NATO, që ndryshe njihet si Aleanca e Atlantikut të Veriut.Shqipëria u bë pjesë e NATO në vitin 2...