Banorët e Bërdicës në Shkodër të lënë në harresë, Bardh Spahia: Ndryshimi në 25 Prill, emergjencë kombëtare
1 Prill 2021, 08:05Nga DOSJA
SHKODËR-Kandidati i PD-së Bardh Spahia ka qënë ditën e sotme në zonën e Bërdicës në Shkodër. Ai është takuar me banorët e zonës të cilët iu janë shprehur se kanë probleme nga shkarkimet e hidrocentraleve. Ndër të tjera, ata i kanë bërë të ditur se nuk kanë asnjë investim dhe asnjë mbështetje nga qeveria.
“Këtë herë na lanë të përmbytur 40 ditë, pa u kujtuar për ne. Na degraduan tokat fare. Këtë kanë bërë 8 vite me radhë. Nuk shohim shtet askund, veç me na marrë, pa na dhënë asgjë. Po na bëjnë të ikim natën për hënë”– i thonë banorët e zonës Bardh Spahisë.
Kandidati i PD për qarkun e Shkodrës vuri në dukje se largimi nuk duhet të jetë opsion, pasi Shkodra ka vuajtur shumë këto 8 vjet nga largimi i njerëzve. “U vënë në fyt këmbën njerëzve të thjeshtë e punëtorë, ndërsa me krimin dhe kriminelët bashkëpunin çdo ditë. Keqqeverisja, dështimi 8 është shkaku pse 89 mijë persona kanë ikur nga qarku Shkodër Ndryshimi i kësaj situate është emergjencë. Të gjithë bashkë më 25 prill të kontribuojmë për ndryshimin e madh”– tha Bardh Spahia.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
ELBASAN– Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman ndodhet ditën e sotme në Elbasan. Gjatë vizitës në Elbasan, Norman ka zhvilluar taki...
TIRANË– Moderatorja e njohur Ori Nebiaj, e cila kandidon edhe për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit, në Tiranë nën siglën e Partisë Demokratike, i ka bërë...
TIRANË– Shqipëria feston sot 12-vjetorin e anëtarësimit në NATO, që ndryshe njihet si Aleanca e Atlantikut të Veriut.Shqipëria u bë pjesë e NATO në vitin 2...
TIRANË– Partia Demokratike me anë të një deklarate i drejtohet emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë trevave, që të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. At...
TIRANË– Moderatorja Ori Nebijaj ka treguar se pas 25 prillit edhe pasi të zgjidhet deputete do të vijojë të jetë në ekranin e televizionit.E ftuar në “Opin...
TIRANË– Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në lidhje me marrjen e puntorëve të huaj në Shqipëri për të punuar ka reaguar Ditmir Bushati. Përmes një p...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së dhënë nga kryeministri Edi Rama ditën e djeshme në Shkodër, në lidhje me marrjen e punëtorë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e sotëm me një video në lidhje me rindërtimin e shkollës ”Shaqe Mazreku”. Në video shihet shkatërrimi i sh...
TIRANË– Platforma Europiane e Kujtesës dhe Ndërgjegjes (PEMC) ka kërkuar që Luljeta Bozo të tërhiqet nga kandidimi për deputete pas deklaratave të bëra në ...