Aktualitet

Tentuan të vidhnin një lokal në Lezhë, policia kap në flagrancë tre persona, mes tyre nje grua dhe një të mitur

1 Prill 2021, 09:12 Nga DOSJA
Tentuan të vidhnin një lokal në Lezhë, policia kap në

LEZHË– Tre persona janë arrestuar në fragrancë ditën e sotme në Lezhë, pasi tentuan të vidhnin një lokal në qytet.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë I.B., 37 vjeç, një i mitur P.A.,16 vjeç dhe një grua E. D., 32 vjeçe, të tre banues në Shkodër.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë u bë arrestimi i R. G., 23 vjeç, banues në Thumanë. Ky është vetëplagosur me armë zjarri në këmbë, në automjetin e tij tip “Benz”. Aktualisht ndodhet nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tentuan të vidhnin në një lokal, por falë veprimeve të shpejta të Policisë, arrestohen në flagrancë 3 autorët.

Në pranga dhe një 23-vjeçar, për “Armëmbajtje pa leje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë benë arrestimin e shtetasve I. B., 37 vjeç, P. A., 16 vjeç dhe E. D., 32 vjeçe, banues në Shkodër.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Lezhë, duke vjedhur me thyerje një lokal në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë u bë arrestimi i shtetasit R. G., 23 vjeç, banues në Thumanë.

Ky shtetas është vetëplagosur me armë zjarri në këmbë, në automjetin e tij tip “Benz”. Aktualisht ndodhet nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit tip “Ruger” me një krehër me 5 fishekë, të cilën e mbante pa leje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre persona ne lezhe vjedhje lokali arrestohen tre persona ne lezhe vjedhje lokali

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Prill 2021, 08:21

TIRANË– Dosja.al zbardhur itinerarin e konteinerit brenda të cilit u gjetën kilogramë kokainë të fshehur mes bananeve. Mësohet se konteineri me drogën ësht...