Aktualitet

VIDEO/ Me maska dhe kallashnikov! Dy burra hyjnë brenda argjendarisë në Gjirokastër, nën kërcënimin e armës marrin bizhu

1 Prill 2021, 08:55 Nga DOSJA
VIDEO/ Me maska dhe kallashnikov! Dy burra hyjnë brenda argjendarisë

GJIROKASTËR– Videoja nga momenti i grabitjes së argjendarisë në Gjirokastër është bërë publike.

Në video shihet një burrë me syze dhe me një xhup ngjyrë lejla që hyn në argjendari dhe më pas nxjerr dhe automatikun që e ka të fshehur poshtë xhupit. Pas tij hyn dhe një djalë i ri i cili pasi vendos doreza nis të fusë në çantë bizhuteritë. Në videon e publikuar nga ‘Oranews’ shihet që njeri nga personat nxjerr kallanikovin dhe kërcënon shitësen.

Organizatori i tyre mësohet se është Armando Mevlani, ish-bashkëshorti i shitëses së argjendarisë.

Mevlani nuk ka qenë brenda në dyqan në momentin e grabitjes, por ka shërbyer si organizator, duke qenë se kishte informacione për dyqanin. 40-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës, së bashku me personat e tjerë të përfshirë në ngjarje.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet argjendari ne gjirokaster grabitet argjendari ne gjirokaster

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Prill 2021, 08:21

TIRANË– Dosja.al zbardhur itinerarin e konteinerit brenda të cilit u gjetën kilogramë kokainë të fshehur mes bananeve. Mësohet se konteineri me drogën ësht...