Aktualitet

Kryemadhi nga Peqini: Kandidatët e Rilindjes punojnë për vete dhe për të thyer listën, ne jemi ekip

1 Prill 2021, 08:44 Nga DOSJA
Kryemadhi nga Peqini: Kandidatët e Rilindjes punojnë për vete dhe

PEQIN– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte sot në qytetin e Peqinit, aty ku tha se nuk ka ndërmend të merret më me kryeministrin Edi Rama.

Kryemadhi shtoi se Kodi Zgjedhor që është aktualisht ka bërë që LSI-ja t zgjerohet dhe të shihet ndryshe nga kandidatët e Rilindjes.

Nuk ja vlen të merresh fare me të, sepse vetë prezenca gjithë të rinjve dhe të rejave dhe banorëve të Peqinit. Një nga avantazhet që kemi pasur gjatë kësaj kohe, pandemia na ka dhënë mundësinë për të kontaktuar drejt për së drejti me njerëzit. Pra për të mos shkuar nëpër takime të mëdha, mitingje, që e distancojnë politikanin nga qytetari, por në takime të vogla në grupe, grupe, shpi në shpi më me këmbë në tokë dhe të jemi më prezent në familjet shqiptare.

Mendoj se ky Kod Zgjedhor që e bëri për të eliminuar, frustuar apo zvogëluar opozitën, ja ka dhënë shansin LSI-së për t’u zgjeruar në të gjithë spektrin politik dhe për të rritur pjesëmarrjen e angazhimin. Kandidatët e LSI ndryshe nga kandidatët e Rilindjes, nuk ka fokus kush merr vota për të thyer listën, kanë fokus se si të shtojmë votat tek kutia e LSI. Ne jemi ekip, solidar me njëri-tjetrin, ndërsa ata shqyejnë njëri-tjetrin, siç ata që shqyejnë këlyshët e vet,”- tha Kryemadhi ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Prill 2021, 08:21

TIRANË– Dosja.al zbardhur itinerarin e konteinerit brenda të cilit u gjetën kilogramë kokainë të fshehur mes bananeve. Mësohet se konteineri me drogën ësht...