Aktualitet

E prekur nga COVID19, 29-vjeçarja nga Kukësi sjell në jetë fëmijën në kushte të rënda, por të dy ia dalin mbanë…

1 Prill 2021, 08:54 Nga DOSJA

TIRANË- Një 29-vjeçare nga Kukësi ia doli të sjellë në jetë me shëndet të plotë foshnjën e saj pas një beteje të vështirë me COVID19. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetet sociale rastin e Besmirës, e cila kaloi një ndërhyrje delikate për të sjellë në jetë fëmijën e saj dhe tashmë ndodhet në shtëpi, në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

POSTIMI I PLOTË:

Besmira dhe foshnja e saj e fituan betejën e jetës, në përballjen e vështirë me covid19, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të bluzave të bardha.

Pas ndërhyrjes tejet delikate për të sjellë në jetë vajzën, 29-vjeçarja nga Kukësi, me komplikacione të rënda si pasojë e covid19, ia doli mbanë.

Punë e shkëlqyer e ekipit të spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe “Koço Gliozheni”, të cilët bënë të mundur që Besmira dhe vajza e porsalindur, pas dy javësh të vështira në terapi intensive, të kthehen shëndosh e mirë në shtëpi. Krenare për mjekët dhe infermierët. 

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu vajza lind femijen te shefqet ndroqi ogerta manastirliu vajza lind femijen te shefqet ndroqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Prill 2021, 08:21

TIRANË– Dosja.al zbardhur itinerarin e konteinerit brenda të cilit u gjetën kilogramë kokainë të fshehur mes bananeve. Mësohet se konteineri me drogën ësht...