Aktualitet

Me llamba dhe të futura në vazo, arrestohet 58-vjeçari në Lushnje, ktheu katin e parë të shtëpisë në laborator kanabisi

1 Prill 2021, 08:09 Nga DOSJA
Me llamba dhe të futura në vazo, arrestohet 58-vjeçari në

LUSHNJE– Tre persona të identifikuar si Fiqiri Dedej, Kreshnik Ibraliu dhe Klevis Likja janë vënë në pranga ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për kultifim të bimëve narkotike. Në katin e parë të shtëpisë tre-katëshe që rezulton të jetë në pronësi të Dedejt, policia ka pikasur 170 fidanë kanabisi të futur në vazo që po kultivoheshin me ndihmën e llambave elektrike.

Dedej akuzohet se ka bashkëpunuar me dy bashkëfshatarët e tij Kreshnik Ibraliu 30 vjeç dhe Klevis Likja 38 vjeç, dhe një tjetër të shpallur në kërkim për të mbjellë kanabisin në katin e parë të shtëpisë dhe më pas për ta shitur atë.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, si: pajisje elektrike, llamba elektrike termale, bidonë me lëndë ushqyese për bimët narkotike, kapikorta (pajisje me të cilat ishte bërë lidhja e paligjshme e energjisë elektrike).

Në pamjet e mëposhtme shihet edhe lënda narkotike e kultivuar bashkë me videon nga banesa që ishte kthyer në laborator.

(a.b;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet fiqiri dedej klevis likja kreshnik ibraliu fiqiri dedej klevis likja kreshnik ibraliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Prill 2021, 07:20

TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu është shprehur se fëmijëve të tij u ka thënë që të largohen nga Shqipëria. Në studion e “Opinion”, Fevziu pyeti psikol...