Aktualitet

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin/ Pushohet çështja për Arben Ndokën, gjykata: Nuk provohet vepra penale

1 Prill 2021, 08:40 Nga DOSJA
Tjetërsimi i pronave në Shëngjin/ Pushohet çështja

LEZHË– Çështja ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

Gjykata ka dalë në konkluzionin se “nuk provohet vepra penale ndaj ish-deputetit Ndoka”.   Ndoka u arrestua në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash.

Pas arrestimit, Ndokës iu sekuestrua dhe pasuria me vlerë 40 milionë euro, që ishin toka dhe apartamente në bregdetin e Lezhës.

Si ndodhi arrestimi?

Arben Ndoka, ish-deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, u ndalua në pasditen e 21 tetorit të vitit 2018, së bashku me të vëllanë, Xhevahir Ndoka e dhjetë persona të tjerë. Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.

Ndërkohë në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup tjetër kriminal që ishte i lidhur me abuzimet e tokave në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë të PD-së, Fran Frrokaj i dënuar me katër vite burg. Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupit të Shijakut. Për këtë çështje prokuroria ka sekuestruar dhe 300 mijë m2 tokë në zonën e Ranës së Hedhun në plazhin e Shëngjinit.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arben ndoka arben ndoka

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Prill 2021, 08:21

TIRANË– Dosja.al zbardhur itinerarin e konteinerit brenda të cilit u gjetën kilogramë kokainë të fshehur mes bananeve. Mësohet se konteineri me drogën ësht...