Armë zjarri në banesë e makinë, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë
1 Prill 2021, 09:11Nga DOSJA
TIRANË– Një 26-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë pasi qarkullonte me armë zjarri në mjetin e tij, edhe pas orës policore 20:00.
Policia bën me dije se të riut i janë sekuestruar dy armë zjarri, njëra që iu gjet në mjet, e tjetra në banesën e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. T., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Njoftimi i policisë:
Qarkullonte me armë zjarri në mjetin e tij gjatë orës policore, vihet në pranga 26-vjeçari. Sekuestrohen 2 armë zjarri, njëra që u gjet në mjet dhe tjetra që u gjet në banesë. Në kuadër të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e paligjsërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë qarkun e Tiranës, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet.
Në vijim të kontrolleve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. T., 26 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij dhe në banesën që kishte marrë me qira, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. T., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
(f.m;kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
FIER-59-vjeçari Mbarim Xhemali, i cili u arrestua ditën e djeshme për shfrytëzim prostitucioni në lokalin e tij, ka dalë sot para gjykatës së Fierit ku ë...
GJIROKASTËR– Videoja nga momenti i grabitjes së argjendarisë në Gjirokastër është bërë publike.Në video shihet një burrë me syze dhe me një xhup ngjyrë lej...
TIRANË- Një 29-vjeçare nga Kukësi ia doli të sjellë në jetë me shëndet të plotë foshnjën e saj pas një beteje të vështirë me COVID19. Ministrja e Sh...
PEQIN– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte sot në qytetin e Peqinit, aty ku tha se nuk ka ndërmend të merret më me kryemi...
LEZHË– Çështja ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.Gjykata ka dalë në konkluzionin se “nuk provohet vepra penale ndaj ish-deputeti...
Aktualitet 1 Prill 2021, 08:21
TIRANË– Dosja.al zbardhur itinerarin e konteinerit brenda të cilit u gjetën kilogramë kokainë të fshehur mes bananeve. Mësohet se konteineri me drogën ësht...
LUSHNJE– Tre persona të identifikuar si Fiqiri Dedej, Kreshnik Ibraliu dhe Klevis Likja janë vënë në pranga ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pa...
SARANDË– Kryeinspektorja e Bashkisë së Sarandës është proceduar penalisht pasi ka lejuar ndërtimin e paligjshëm.Policia e Sarandës bën të ditur se ka proce...
LEZHË– Një predhë e pa shpërthyer edhe gjetur paraditen e sotme në bulevardin ‘Gjergj Fishta’ në qytetin e Lezhës.Mësohet se kanë qenë punonjësit e firmës ...