Politike

Marrja e punëtorëve nga Bangladeshi/ Bushati reagon pas deklaratës së Ramës: Nuk ka sesi të vijë zgjidhja magjike përmes

1 Prill 2021, 06:30 Nga DOSJA
Marrja e punëtorëve nga Bangladeshi/ Bushati reagon pas

TIRANË– Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në lidhje me marrjen e puntorëve të huaj në Shqipëri për të punuar ka reaguar Ditmir Bushati. Përmes një postimi, ai shkruan se shqiptarët nuk mund të zëvendësohen me bangladeshas, afgan, indian apo qytetarë të ndonjë vendi tjetër.

REAGIMI:

Para se t’i përkufizojmë shqiptarët si ‘thashethemexhinj’ e ‘dembelë’, duhet të pyesim veten a mbajmë ndopak përgjegjësi për strukturën e ekonomisë shqiptare dhe modelin zhvillimor që ndjekim. Gjovalinin, dhe shumë sipërmarrës si ai në sektorin e fasonerisë në Shkodër, kam pasur mundësi t’i takoj disa herë e të bisedoj për sfidat me të cilat përballet sektori. Natyrisht, asnjë vend nuk është zhvilluar nga të tjerët. As Shqipëria nuk bën përjashtim.

Ndaj, nuk ka sesi të vij zgjidhja magjike përmes zëvendësimit të shqiptarëve që ikin drejt veriut të Europës dhe Amerikës me bangladeshas, afgan dhe indian, meqë këta të fundit nuk paskan ‘pretendime’. Në fakt, në të dy rastet bëhet fjalë për njerëz dhe jo robot! Mirëqenia në shoqëri është produkt i kontributit të komunitetit. Fjala vjen, rafineria e Ballshit apo miniera e Bulqizës, nuk mund të jenë vetëm ‘pronë e koncesionarit’, sepse aty kanë kontribut punëtorët, komuniteti lokal dhe shoqëria.

Çfarë tha Rama dje?

Kryeministri e përgëzoi biznesmenin kur ky i fundit tha që kishte porositur 300 punëtorë nga Bangladeshi, madje shtoi se ata nuk dinë as shqip dhe nuk merren me thashetheme.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ditmir bushati edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 ditmir bushati edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll