Politike

‘Rama përdor diasporën për propagandë’/ PD i drejtohet emigrantëve: Qeveria dështoi t’u sigurojë të drejtën kusht

1 Prill 2021, 07:15 Nga DOSJA
‘Rama përdor diasporën për propagandë’/ PD i

TIRANË– Partia Demokratike me anë të një deklarate i drejtohet emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë trevave, që të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Ata e nisin fjalimin duke thënë se Rama është një dështim, e se po përdor emigrantët dhe Diasporën për propagandë dhe për abuzime me fondet publike.

Partia Demokratike i drejtohet emigrantëve që të vijnë në Shqipëri dhe të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Edi Rama është një dështim në çdo drejtim. Pas 8 vjetësh premtime, ai dështoi t’u sigurojë emigrantëve shqiptarë të drejtën kushtetuese të votës në vendin ku ata jetojnë. Rregjistrimi i qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut është përgjegjësi ekskluzive e qeverisë dhe Edi Rama nuk e përmbushi qëllimisht atë.Për 8 vite me radhë, Rama përdori emigrantët dhe Diasporën për propagandë dhe për abuzim me fondet publike. Rezultati final ishte mashtrimi dhe zhgënjimi i mbi 1 milionë shqiptarëve të Diasporës.Partia Demokratike, nesër në qeverisje, do te bejë te mundur votimin elektronik për çdo qytetar shqiptar, brenda dhe jashtë vendit. Me votimin elektronik ne përmbushim angazhimin tonë që shqiptarët e Diasporës të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar nga vendi ku jetojnë.Partia Demokratike u bën thirrje emigrantëve te vijne ne Shqipëri për të votuar ne 25 Prill. Së bashku do te bëjmë ndryshimin!

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike partia demokratike zgjedhjet 25 prill 2021 partia demokratike zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll