Politike

Në ekran edhe pasi të zgjidhet deputete? Ori Nebijaj: Kam ende një kontratë, por pas 25 prillit jam në Parlament

1 Prill 2021, 06:33 Nga DOSJA
Në ekran edhe pasi të zgjidhet deputete? Ori Nebijaj: Kam ende

TIRANË– Moderatorja Ori Nebijaj ka treguar se pas 25 prillit edhe pasi të zgjidhet deputete do të vijojë të jetë në ekranin e televizionit.

E ftuar në “Opinion”, Nebijaj tha se për momentin ka ende një kontratë aktive me televizionin ku punon, por që pas 25 prillit do të jetë në Parlament.

“Ky ishte një moment i mirë për mua, duke qenë aktivisht në politikë, për të kandiduar dhe për të qenë në listë, sepse edhe pjekuria ime politike në angazhimin që unë kam pasur prej vitesh tashmë në strukturat e partisë, që ka filluar që në forumet e partisë. Më pas si zëdhënëse e PD-së, ku pata mundësinë që për të paktën 3 vite ta njihja mirë se organizohej partia, si funksiononte. Media ka qenë si një plotësim i një dëshire që unë e kam pasur që e vogël, por asnjëherë nuk ka qenë objektiv i jetës sime dhe angazhim me kohë të plotë. Ekranin e kam ende, sepse ky është një pakt aktualisht me një kontratë që unë e kisha dhe që mund të vazhdoj ta kem deri pas 25 Prillit. Orin pas datës 25 do ta shihni në Parlament. Unë besoj që Partia Demokratike në Tiranë do të marrë të paktën 20 deputetë. Ne punojmë për të arritur tek 20-ta,”- tha Nebijaj ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ori nebijaj zgjedhjet 25 prill 2021 ori nebijaj zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll